Qeveria e Kosovës shuan taskforcën antikorrupsion

Qeveria ka shuar taskforcën antikorrupsion, e kritikojnë ashpër shoqëria civile e opozita. Shoqëria civile thotë se po hetoheshin djemtë e Isa Mustafës dhe eksponentë të tjerë të LDK’së, shkruan gazeta Expres. Ky veprim i kryeministrit u kundërshtua edhe nga Ambasada Amerikane në Prishtinë

Brenda Policisë së Kosovës që dhjetë vjet  ka funksionuar një departament  i veçantë. Task-forca antikurrupsion brenda institucionit të policisë është marr me hetimin e profileve të larta të korrupsionit. Madje ky departament mori lëvdata edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Eulexit.
Ky i fundit kërkoi fuqizimin e kësaj taskforce paraditen e kësaj të hënë. Por, duket se mendim krejt ndryshe kanë në qeverinë e Kosovës. Pak orë pas publikimitë të raportit të EULEX-it, ku lavdërohej kjo njësi, ekzekutivi i udhëhequr nga Avdullah Hoti, vendosi ta shuaj atë.

Ky propozim mori shumicën e votave, teksa i vetmi që reagoi për këtë ishte ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.
Këtë veprim të qeverisë e kanë kritikuar ashpër në Institutin e Kosovës për Drejtësi. Sipas Ehat Miftarajt, më këtë veprim LDK kryekëput po e kap Policinë e Kosovës. Miftaraj tutje tregon edhe rastet e profilit të larta që po hetonte ky departament, e disa prej tyre i përkasin edhe partisë së kryeministrit.
Si veprim të gabuar shuarjen e taskforcës antikorrupsion po e shohin edhe në Lëvizjen vetëvendosje.  Ish ministria e drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë që ky është vetëm njëri ndër vendimet e gabueshme të kësaj qeverie. Haxhiu e kritikon Hotin edhe për shkarkimin e drejtorit të policisë, Rashit Qalaj.

Në anën tjetër televizioni T7 mëson që ky veprim i kryeministrit u kundërshtua edhe nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.