Rada Trajkoviq: Vuçiq donte të ishte De Gol, por historia do ta kujtojë si Çarnojeviq

Rada Trajkoviq, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare në Qeverinë e Kosovës, beson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq donte të ishte De Gol, por historia do ta kujtojë atë si Çarnojeviq.

Pas raundit të mbrëmshëm të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, ajo shkroi në Twitterin e saj: “Vuçiq donte të ishte De Gol, por kam frikë se historia do ta kujtojë atë si Çarnojeviq. Serbët në Kosovë janë të papërgatitur për një marrëveshje dhe afër migrimit masiv. As ai dhe as Kurti nuk bëjnë përpjekje për t’i stabilizuar. Kam frikë se plani është t’i lëmë të shkojnë. Dhe pa serb, nuk ka arsye të themelohet Asociacioni. “Problemi” u zgjidh!”, ka shkruar ajo, transmeton Ballkani.info.

Siç shtoi ajo, Vuçiq bëri gjithçka për të dobësuar pozitën e serbëve të Kosovës: i nxori nga institucionet në barrikada dhe i ktheu në problem sigurie (duke i lënë në baltë).

“Kur i thërrisja kriminelët me emër, në vend që të distancohej prej tyre, ai i barazonte me gjithë kombin. U bë një kohë e gjatë që dikush na zhgënjeu kështu. Dhe atë në momentin kur duhet të jemi më të mençurit”, përfundoi ajo.

Kujtojmë se mbrëmë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, bëri të ditur se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehën gatishmërinë e tyre që Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet e arritura, por edhe se nevojiten takime shtesë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.