Ramush Haradinaj i futet biznesit të ndërtimit

Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021, ku janë publikuar edhe të ardhurat e Kryetarit të Aleancës për Aardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka hapur një kompani ndërtimi vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të tetorit të 2019.

Në AKK, Haradinaj ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth mbi 1 milion euro, përfshirë këtu shtëpi banimi, apartamente dhe vila. Më pas ai ka deklaruar mbi 40 mijë euro para në banka, ndërsa detyrime financiare ka deklaruar rreth 150 mijë euro.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë në AKK, bashkëshortja e Haradinajt, Anita, në nëntor të vitit 2019 ka regjistruar firmën e ndërtimit “HCC”, ku themelues dhe bashkëpronar është edhe Ramush Haradiaj, ndonëse nuk ka të dhëna për qarkullimin e këtij biznesi. Të ardhurat vjetore të familjes Haradinaj arrijnë në 95 mijë euro.

Leave a Comment

Your email address will not be published.