Një artikull i gjatë në të përditshmen e partisë “Zëri i Popullit” në datë 25 shkurt 1970 sugjeron se për arsye të Vietnamit dhe trazirave të brendshme, SHBA po përpiqet të gjejë forma dhe mjete të tjera për të vazhduar rrugën e saj të vjetër, për realizimin e objektivave imperialiste kundër-revolucionare.
“Pjesë e planit është krijimi i aleancës kundër-revolucionare me klikën Brezhnjev-Kosigin, teksa në të njëjtën kohë mbështeten në forcat e regjimit kukull për të vazhduar luftën në Vietnam”, thotë gazeta.
Duke harruar të pranojë dëshirën e shprehur të presidentit për përmirësimin e marrëdhënieve të Pekinit me SHBA, artikulli i Zëri i Popullit argumenton se ky mesazh konfirmon se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të forcojnë kontrollin mbi aleancat agresive, për të shtypur lëvizjen kombëtare të çlirimit, si dhe për të kundërshtuar dhe luftuar ndaj Kinës së madhe socialiste dhe popujve të tjerë revolucionarë.
Ndoshta e shqetësuar për lidhje të mundshme Kineze-SHBA, Tirana ende nuk ka pranuar rihapjen e bisedimeve Kinë-SHBA në Varshavë.
Reagimet e mediave komuniste pas fjalimit të presidentit Nixon
Në një transmetim të datës 5 nëntor, që u përsërit një ditë më vonë nga agjencia telegrafike shqiptare, ishte i vetmi reagim deri tani nga Tirana zyrtare. Komentatori i Radio Tirana tha se fjalimi i Nixon “ngriti një tjetër valë zemërimi në popullin amerikan pasi përsëriste deklaratat e mëparshme demagogjike mbi luftën e Vietnamit, veçanërisht tetë pikat e planit të tij djallëzor”. Komentuesi tha se presidenti deklaroi hapur se nuk kishte ndërmend të deklaronte një afat të qartë kohor për tërheqjen e trupave.
Programi amerikan i vietnamizimit është thjesht një përpjekje për intensifikimin e agresionit, duke shtuar asistencën për regjimin e Siagonit, e kombinuar kjo me disa reduktime të trupave dhe me retorikën për zgjidhjen paqësore me anë të negociatave dhe tërheqjes reciproke.
Në përsëritjen e datës 6 nga ATSH theksohej në një moment se “manovra djallëzore e Nixon në fjalimin e 3 nëndorit është një mbulim i vazhdimit të agresionit në Vietnam”.
Reagimi i Shqipërisë ndaj raportit të Pentagonit
Tirana përcolli me zhurmë të madhe raportin e Pentagonit deri në datë 22 shtator, kur radio shtetërore transmetoi komentin me titull “Ëashingtoni është në panik” që në mënyrë tipike e përshkruante SHBA në një gjendje të avancuar krize pas publikimit të studimit.
Duke u përpjekur të tregonte se Tirana kishte vetëm interes minimal për çështjen, komentatori theksoi se populli shqiptar nuk ishte surprizuar nga skandali në Ëashington, pasi populli dhe partia u kishin treguar më parë njerëzve për ngjarjet në Vietnam dhe se i kishin demaskuar agresorët amerikanë prej kohësh.
Por komentatori pranonte se dokumentet përbënin interes pasi tregonin se kësaj here liderët perëndimore po pranonin të vërtetën e luftës së pisët të Vietnamit, dhe shtonte se u zbulua fytyra e vërtetë e imperializimit amerikan që kryente krime të tmerrshme nën maskën e qengjit.
Me temën e vjetër të propagandës se nuk ka asnjë ndryshim mes partive të botës kapitaliste, komentatori përfundonte se të gjitha administratat e Shteteve të Bashkuara ndjekin të njëjtën politikë, atë të përshkallëzimit të agresioneve, të shoqëruara me fjalë boshe për paqen, këto të fundit për të fshehur strategjinë globale të luftës.
Reagimi i Tiranës ndaj raportit të Nixon në fillim të 1971
Reagimi i përhershëm armiqësor i Tiranës u regjistrua në 1 mars në një artikull të gjatë në Zërin e Popullit, ku raporti i Presidentit Nixon hidhej poshtë si një “tentativë për legalizimin dhe nxitjen e politikave të agresionit dhe luftërave imperialiste”.
Gazeta thoshte se dokumenti përfaqëson përpjekjen e parë që vietnamizimit t’i jepet një karakter global, “një strategji që po mbytet në oqeanin e pafund të luftës së popujve revolucionarë”.
Duke luajtur sipas politikës së njohur të dakordësisë me BRRSS, Zëri i Popullit theksonte: “Nixon nuk e fshehu kënaqësinë për zgjerimin e marrëdhënieve SHBA-BRSS, për kufizimin e armëve bërthamore dhe për sferat e influencës në Evropë.
Presidenti Nixon foli për perspektivën e shtimin të investimeve amerikane në Evropën Lindore, dhe për të qetësuar partnerët e tij, revizionistët sovietikë, pranoi si interes kryesor sigurinë e tyre në Evropën Lindore.
Sa për politikat aziatike të presidentit, Zëri i Popullit kritikoi ashpër aktet e rrezikshme dhe të hapura të luftës në Vietnam, Kinë e Laos, të cilat rrezikojnë sigurinë dhe pavarësinë kombëtare.
Në artikullin e ATSH nuk përmendej pjesa e artikullit për Kinën, por në raport të shkurtër kritik të ATSH në datë 27, përmendej se “Nixon përsëri u përpoq të justifikonte politikën e tij të Dy Kinave”.
Reagimet për vizitën e Nixon në Lindjen e Mesme
Komenti i Tiranës theksonte se SHBA nuk kishin hequr dorë nga lidhjet e ngushta me Izraelin dhe po përpiqeshin të forconin influencën e tyre imperialiste në Lindjen e Mesme në kurriz të Moskës, edhe pse të dyja superfuqitë po vazhdonin të vepronin në bashkëpunim të fshehtë kundër vendeve arabe. Radio Tirana theksoi tre objektivat kryesore të presidentit:
Ta prezantonte imperializmin amerikan si paqedashës për të fituar kapital politik në shtëpi, të zhdukte nga mendjet arabe imazhin e SHBA si pro-izraelite dhe anti-arabe, si dhe të minonin pozitën e Moskës, ashtu siç po bënte kjo e fundit me influencën e Ëashingtonit.
Ndërsa rivaliteti Rusi- SHBA konsiderohej si i zbutur nga një mirëkuptim i fshehtë mes dy fuqive për linjat kryesore të politikave në Lindjen e Mesme, sipas të cilave konfliktet kryesore duhet të mbeteshin të hapura në mënyrë që ato të ndërhynin më pas si arbitre të fatit të popujve arabë, nën petkun e të ashtuquajturave “përgjegjësi të veçanta” për Lindjen e Mesme.
E përditshmja Zëri i popullit mbante një artikull ku pretendohej se presidenti Nixon kishte qenë i detyruar të vizitonte vendet arabe për të kërkuar një dis-angazhim mes tyre dhe SHBA, pas sukseseve arabe në luftën e tetorit dhe kthimin e opinionit publik në favor të arabëve.
E përditshmja paralajmëronte gjithashtu vendet arabe të mos gënjeheshin nga premtimet e rreme për paqe nga SHBA, dhe manovrat e tyre diplomatike.
Duke komentuar mbi artikujt e shtypit amerikan mbi rolin e Kissinger në përgjimet e skandalit Ëatergate, Tirana i paraqiste akuzat si të faktuara. Në një artikull me titull “Kisinger pjesëmarrës në përgjimet e Ëatergate”, Zëri i Popullit citonte një artikull të Star Neës ku thuhej “ai dështoi të tregonte të vërtetën në dëshminë para Senatit shtatorin e kaluar”.
Një ditë më vonë në riprodhimin e ATSH thuhej se vizita në Lindjen e Mesme ishte për të shpëtuar fytyrën si të Nixon ashtu dhe Kisinger.