REAGIME NGA SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA NDAJ MASAVE ANTI COVID TË QEVERISË SË KOSOVËS

Maqedonia e Veriut i ka kërkuar Kosovës lehtësira për qytetarët e saj gjatë kalimit të kufirit mes dy shteteve, respektivisht rishqyrtimin e vendimit që parasheh hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinave kundër COVID-19 apo dy doza dhe test negativ PCR.

Kjo është bërë e ditur të dielën, më 23 janar, nga ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Verit, Bekim Sali, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kosovar, Rifat Latifi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Sali tha se “ka mirëkuptim për vendimin e Qeverisë kosovare, që ka ardhur duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit”.

Por, në të njëjtën kohë ai tha se i përcolli ministrit Latifi, reagimet e shumta të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për pengesën që ka shkaktuar vendimi në lëvizjen e tyre drejt Kosovës.

“Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, kërkova nga homologu im Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali.

Masat e reja në Kosovë kanë hyrë në fuqi më 23 janar.

Ndërkaq, vaksinimi në Maqedoninë e Veriut mbetet i ulët përkundër apeleve të shumta të institucioneve për vaksinim si mundësi e vetme për përballje me pandeminë.

Mbi 862,000 persona të Maqedonisë së Veriut kanë marrë nga dy doza të vaksinës, ndërsa numri i përgjithshëm i vaksinave të aplikuara sillet në rreth 1.7 milion doza.

Sa i përket të infektuarve, më 23 janar autoritetet thanë se 790 raste janë regjistruar në Shkup, ndërsa numër më i vogël në 33 qytete tjera. Raste aktive janë 20,571 persona.

Që nga paraqitja e pandemisë, me COVID-19 janë diagnostikuar mbi 256,000 persona.

Qytetarët e Kukësit kanë paralajmëruar protestë paqësore në pikën kufitare në Morinë, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për shtrengim masash.

Protesa pritet të nis nesër (e hënë) në orën 10:00).

Kjo protestë është thirrur me qëllim të heqjes së pengesës për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës kundër COVID-19, siç e parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës, që askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa pasur dëshminë e vaksinimi me të tri dozat e vaksinës.

Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinës”.

“Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës”.

“Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar Rakip Matmuja – organizator i kësaj proteste.

Leave a Comment

Your email address will not be published.