RIKTHEHEN FLUTURIMET NË AEROPORTIN E PRISHTINËS

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, njofton se sot gjatë ditës, për shkak të vërshimeve nga të reshurat e shiut, një nga pajisjet e navigimit ka dalë nga funksioni si pasojë e depërtimit të ujit në këtë pajisje, njofton Insajderi.

Përmes një njoftimi ASHNA-ja ka bërë të ditur se pas intervenimit nga ana e ekipeve të Departamentit Teknik në ASHNA, pajisja në fjalë është kthyer ne funksion rreth orës 19:00.

“Për shkak të mosfunksionimit të kësaj pajisje operimet në ASHNA kanë qenë të suspenduara gjatë një pjese të ditës, ndërkaq nga ora 19:00 operimet kanë filluar të realizohen sipas orarit të planifikuar”, thuhet në njoftim.

Leave a Comment

Your email address will not be published.