Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se është plotësisht dakord me Këshilltari i DASh-it, Derek Chollet, se është koha e fundit që marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Twitter, Rohde shkruan se në këto marrëveshje përfshihet edhe krijimi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por ai thekson se propozim nga kjo e fundit ende nuk ka.
“Plotësisht dakord me Cholletin se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë krijimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Propozimi nga Kosova ende nuk është aty”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Tutje, Ambasadori gjerman në Kosovë thotë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk ♪7shtë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe se kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm.
Në fund, Rohde thekson se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një linjë.
“Tërheqja e serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE/SHBA janë plotësisht në linjë”, ka shkruar ai në Twitter.
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1613518476026470400?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1613518476026470400%7Ctwgr%5E322e2551191f28e5ac45c9df3d92425ebadfe083%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Flajme%2Frohde-asociacioni-te-krijohet-ne-perputhje-me-kushtetuten-kosova-ende-ska-propozim-per-te%2F