Presidenti Wilson nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë dhe në këtë vendimarrje tek ai kishin ndikuar disa faktorë dhe rrethana: E para, ai ishte mbrojtës zjarrtë i parimit të vetëvendosjes; e dyta – ai kishte kontakte me shqiptaro-amerikanët dhe nga ata informohej burimisht mbi gjendjen politike të shqiptarëve në Ballkan, në fillim të shekullit XX; e treat – ai pranoi shumë letra dhe memorandume nga patriotët dhe ideologët shqiptarë, por letra e Hasan Prishtinës, që e mori në fund të vititi 1918, do të ketë ndikuar tek ai më së tepërmi në kristalizimin e qëndrimeve mbi shqiptarët në Konferencën e Paqës në Paris, mbajtur më 18 janar 1919.
Historia një ditë do ta dëshmojë me argument se në këto vendime largapamëse të Presidentit Wilson sigurisht që kishte ndikuar edhe letra që atij i drejtohej nga Hasan Prishtina
Nga Mehmet PRISHTINA
Gjeografia etnike e shqiptarëve do të dukej krejt e ndryshme sikur të mos kishin qenë përpjekjet titanike të Lëvizjes jonë patriotike, e cila i artikuloi drejt kërkesat për një hapësirë të lirë e të pavarur, ku do të lindnin e do të vdisnin breza të tërë shqiptarësh.
Mozaiku i këtyre përpjekjeve do të dilte i pa plotë nëse nuk përmenden edhe disa korifej të politikës dhe diplomacisë euoro-atlantike. Njëri nga ata është edhe Presidneti Woodrow Wilson i cili mbetet i pa harruar për shqiptarët sepse roli i tij këmbëngulës dhe vizionar në refuzimin e planeve famëkeqe për ndarjen e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, me ç’rast ai e mbrojti me shumë dinjitet parimin e vetëvendosjes së popujve, elaboruar në planin e tij 14 pikësh.
Po në atë vit, Hasan Prishtina u emërua në krye të delegacionit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris, në fokus të së cilit ishte kërkesa për bashkimin e viseve shqiptare të ish-Vilajetit të Kosovës me shtetin shqiptar. Siç dihet Hasan Prishtinës dhe delegacionit që kryesonte ai, nuk iu lejua e drejta e fjalës në këtë Konferencë.
Por atë që nuk mundi ta shpaloste Hasan Prishtina, e bëri politikani i madh amerikan Woodrow Wilson. Me fjalë të tjera, Woodrow Wilson do të mbetet në histori si një zë i gjallë që i dha jehonë ideve të pashpaluara politike kombëtare të Hasan Prishtinës në një forum ndërkombëtar, siç ishte Konferenca e paqës në Paris.
Historia më vonë do ta vërtetojë se vazhdimësia e këtyre ideve që u perceptuan aq drejt nga Wilsoni, do të jetë në fakt simbioza e një lidhjeje të fuqishme shqiptaro-amerikane në të gjitha përpjekjet liridashëse të shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre stërgjyshore
Ky i fundit ishte zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara tre javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912 dhe asnjëherë nuk e kishte menduar se fjala e tij në një Konferencë ndërkombëtare do të jetë jetike për shpëtimin e një kombi nga zhbërja. Woodrow Wilson nuk e kishte menduar më parë se pikërisht ai do të jetë prishësi kryesor i planeve ogurzeza për copëtimin e trojeve shqiptare, që buronin nga Traktati i Fshehtë të Londrës, i negociuar nga italianët në vitin 1915, ndonëse territoret shqiptare ishin copëtuar një herë nga fuqitë e mëdha në vitin 1913.
Konferenca e Parisit, edhepse e quajtur e Paqës, më së paku kishte të bënte me paqen, të paktën jo me paqen e popullit shqiptar, për arsye se fuqitë e mëdha që ishin mësuar të sakatonin hartat e popujve të vegjël qysh në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, synonin që një politikë të tillë hileqare ta vazhdonin edhe në Konferencën e Parisit. Mirëpo ishte presidenti Wilson ai i cili e hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në diskutimet e kësaj Konference. Siç dihet, një nga këto marrëveshje të fshehta ishte e ashtuquajtura Tittoni-Venizelos e vitit 1919, kur Italia dhe Greqia kishin rënë dakord për copëtimin dhe marrjen për vete të pjesëve të Shqipërisë.
Presidenti Wilson nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë dhe në këtë vendimarrje tek ai kishin ndikuar disa faktorë dhe rrethana: E para, ai ishte mbrojtës zjarrtë i parimit të vetëvendosjes; e dyta – ai kishte kontakte me shqiptaro-amerikanët dhe nga ata informohej burimisht mbi gjendjen politike të shqiptarëve në Ballkan, në fillim të shekullit XX; e treat – ai pranoi shumë letra dhe memorandume nga patriotët dhe ideologët shqiptarë, por letra e Hasan Prishtinës, që e mori në fund të vititi 1918, do të ketë ndikuar tek ai më së tepërmi në kristalizimin e qëndrimeve mbi shqiptarët në Konferencën e Paqës në Paris, mbajtur më 18 janar 1919.
Historia një ditë do ta dëshmojë me argument se në këto vendime largapamëse të Presidentit Wilson sigurisht që kishte ndikuar edhe letra që atij i drejtohej nga Hasan Prishtina.
Rëndësia e Hasan Prishtinës në historinë politke shqiptare qëndron në faktin se ai si ideolog kryesor i Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës, artikuloi drejt interesat kombëtare të më shumë se gjysmës së kombit që kishte mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, duke përdorur shkathtësinë e tij intelektuale e diplomatike në artikulimin e drejt të intersave kombëtare shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX.
Për të zbërthyer më mirë këtë kontribut, në vazhdim po japim letrën e Hasan Prishtinës (botuar në gazetën ALBANIA në Lozanë, 1918) dërguar presidentit amerikan Wudro Wilson, në Paris, me 18 dhjetor të vitit 1918:
“Z. Kryetar,
Ju jeni duke u përgatitur të merrni pjesë në kongresin i cili duhet ta rikonstruoj Europën në parimet e së drejtës së popujve që vet të vendosin për fatin e tyre, parime për të cilën lavdia e të shënuarit në flamurin e njerëzimit ju takon juve.
Në këtë moment solemn, ne, përfaqësuesit e dy milion e gjysëm Shqiptarëve – popullit më të vjetër të gadishullit Ballkanik, ju drejtohemi Juve me lutje që ti shqyrtoni dëshirat e popullit tonë për paanshmëri të plotë i cili aq shumë ju dallon nga të tjerët dhe të na mundësoni që këto dëshira ti dorrëzojmë në Konferencën e paqës.
Gjatë shumë shekujve dhe me shumë vështirësi me të cilat duhej të ballafaqohej, megjithatë populli jonë e ruajti gjuhën e vet, origjinalitetin e vet, traditat e veta. Pesë shekuj te plotë populli jonë me një rezistencë të fuqishme i kundërvihej presionit otoman dhe në fund ja morri pushtetit turk të gjitha ato të arritura të mëdha me shfuqizimin e saj në vitin 1912. Është e vërtetë se në takimin e ambasadorëve në Londër në 1913 u krijua Shqipëria e pavarur por pjesa më e madhe e Shqiptarëve mbeti jashtë kufijve të këtij Shteti.
Prandaj, proklamimi i juaj që kishte të bënte me të drejtat e popujve që vet të drejtojnë me fatin e tyre, populli shqiptar e priti si porosi të një shpëtimtari. Nuk dyshojmë se Ju zoti Kryetar së bashku me aleatët Tuaj të kombit shqiptar do ti mundësoni të drejtat e njëjta siç i gëzojmë edhe Ermenët, Çekët, Jugosllavët dhe kombet tjera. Kombi shqiptar i cili dha aq shumë viktima për realizimin e idealit të vet nacional dhe për këtë qëllim derdhi aq shumë gjak, mbetet i bindur se ju dhe aleatët tuaj do ti vini fund vujatjeve në emër të së drejtës dhe barazisë.
Të bindur në këto premisa, ne Ju drejtohemi me lutje, Z. Kryetar, që ti shfrytëzoni ndikimin tuaj që gjatë kohës së bisedimeve të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë e Shqipërisë, që në Konferencën e paqës të ftohet për pjesëmarrje edhe delagacioni i popullit shqiptar që ti paraqes dhe ti arsyetoj dëshirat dhe kërkesat e kombit shqiptar.
Ju drejtojmë, z Kryetar, respektin tonë të thellë.
Në emër të kombit shqiptar
Hasan Bej Prishtina
(nënshkruar)”
Prishtinë, 20 prill