Rumania ka deklaruar se ka bllokuar një dërgesë të armëve ruse në Serbi më herët këtë muaj për shkak të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës për veprimet e saj ndaj Ukrainës.
Në një deklaratë të lëshuar sot, ministria e punëve të jashtme ka thënë se nuk ka mundur të lejojë transportimin e këtyre armëve për shkak të një embargoje të Bashkimit Europian të vitit 2014. Në deklaratë nuk u dhanë më shumë detaje.
Rusia përballet me sanksione ndërkombëtare pasi në mars të vitit 2014 aneksoi gadishullin e Krimesë dhe ka mbështetur vazhdimisht separatistët në lindje të Ukrainës.
Serbia është ankuar për ndalesën që ka bërë Rumania.
Rusia po furnizon Serbinë me pajisje ushtarake duke rritur shqetësimet në rajonin e Ballkanit Europian./Gazeta Express/