Pushtimi rus i Ukrainës filloi herët në mëngjes të së enjtes, me bombardime. dhe sulme me raketa në disa qytete të mëdha duke përfshirë kryeqytetin, Kiev.
Ukrainasit kishin shpresuar se parashikimet e një pushtimi nga Rusia, ,nuk mund të ishin të vërteta. Por të enjten ata u zgjuan me një realiteti të tmerrshëm.
Raketat ruse goditën qytetet Dnipro dhe Kharkiv. Shpërthime u raportuan edhe në Kiev, përfshi edhe në aeroportin e kryeqytetit. Rusia pretendon se forcat e saj kishin çaktivizuar të gjithë mbrojtjen ajrore dhe bazat ajrore të Ukrainës, ndërsa ushtria e Ukrainës tha se kishte rrëzuar pesë avionë rusë dhe një helikopter.
Në lindje, separatistët e mbështetur nga Rusia filluan sulme në rajonet separatiste të Luhansk dhe Donetsk, të cilat ata pretendojnë se i kontrollojnë vetëm pjesërisht, raportoi media shtetërore ruse.
Qeveria e Ukrainës tha se trupat ruse sulmuan gjithashtu nga Bjellorusia në veri, ku ishin vendosur për stërvitje ushtarake që Shtetet e Bashkuara kishin thënë se ishin mbulesë e mundshme për krijimin e një force pushtuese për të sulmuar Kievin. Trupat goditën pikat kufitare me artileri, pajisje të rënda dhe armë të vogla.
Në jug, trupat ruse zbarkuan në Odessa në Detin e Zi, njoftuan zyrtarët ukrainas.
Në jug, trupat ruse zbarkuan në Odessa në Detin e Zi, njoftuan zyrtarët ukrainas.