Zëdhënësja ruse e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha të premten se Moska do të duhet të kundërpërgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda vendosin të bëhen anëtare e NATO-s. Suedia i është përgjigjur Rusisë pas kërcënimit që ia bëri sot se nëse tentojnë të futen në NATO do të mund të përballen me pasoja ushtarake dhe politike. Gjatë një konference për shtyp, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson ka thënë se Suedia e vendos vetë politikën e saj të sigurisë
Zakharova tha se të gjitha vendet anëtare të OSBE-së, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë miratuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së një vendi tjetër.
Natyrisht, sipas saj, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike.
Në rast të një vendimi tjetër, sipas saj, Rusia ishte e detyruar të reagonte.
Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s.
Suedia i përgjigjet Rusisë pas kërcënimit që mori sot
Suedia i është përgjigjur Rusisë pas kërcënimit që ia bëri sot se nëse tentojnë të futen në NATO do të mund të përballen me pasoja ushtarake dhe politike.
Gjatë një konference për shtyp, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson ka thënë se Suedia e vendos vetë politikën e saj të sigurisë, shkruanmedia suedeze, expressen.se.
“Është e rëndësishme në këtë situatë që të ketë stabilitet dhe parashikueshmëri në linjën e politikës suedeze të sigurisë. Suedia ka bërë investime reale në vitet e fundit në mbrojtjen suedeze për të qenë në gjendje të forcojë aftësitë tona ushtarake dhe ne gjithashtu kemi forcuar, thelluar dhe rritur numrin e bashkëpunimeve me vende dhe organizata të tjera”, tha Andersson.
Ajo po ashtu shtoi se Suedia ka një marrëdhënie të ngushtë me NATO-n.