Kosova dhe rajoni i saj ndodhen në zonë me aktivitet relativisht të lartë sizmologjik, ka thënë në emisionin “Sot” në KTV, shefi i rrjetit sizmologjik, Shemsi Mustafa, ku ka treguar për rreziqet me të cilat përballet Kosova në këtë aspekt.
Sipas tij, rajoni gjenet afër një vije të kuqe në të cilën përfshihen qendra e Italisë, një pjesë e Shqipërisë, një pjesë e Greqisë dhe që përfundon me Turqinë.
Sipas kalkulimeve nga e kaluara, Mustafa ka thënë se në vend tërmeti më i fuqishëm ka qenë me magnitudë 6.1 shkallë të Rihteerit.
Ka dalluar zonën veriore të Mitrovicës dhe Leposaviqit si zonë me rrezik më të lartë, ndërsa ngjashëm ka thënë se janë edhe Istogu e Peja, Prizreni, Gjakova dhe Ferizaj, Vitia e Gjilani.
Sipas Mustafës, hipoqendra në vend është më e ulët dhe kjo e bën Kosovën më pak të rrezikuar nga tërmetet sepse “Sa më afër sipërfaqes të jetë hipoqendra, aq më e ngushtë është zona e rrezikut”.