Sakrifica e Familjes Jashari do të përmbushet tërësisht, kur ky shtet e ky komb do të forcohen për të qenë sërish zotër të Ballkanit

Shkruan: Jahja LLUKA

Sakrifica e Familjes Jashari do të përmbushet tërësisht, kur ky shtet e ky komb do të forcohen për të qenë sërish zotër të Ballkanit
“S’kemi ku me shku na, ktu do ta
bajm deken, ktu ku t’paret ton kanë
jetue n’shekuj, prej ilirëvee pëllazgëve,
ktu edhe ne do ta bajm dekën, kurr
nuk do ta lshojmë ktu, do t’i përgjigjemi me aq sa kem mundësi, kem
sopatat e druve, s’kem ku shkojmë, i
shifni sa fmitë i kem ktu, ku me i que
kta,edheEvropa t’i hapë dyert për ne,
ne nuk do ta lshojmë.”
Këto ishin fjalët e Hamëz
Jasharit, në një intervistë të rrallë, që
paralajmëruan një profeci, e që më
vonë qendresa e FamiljesJashari, do
i jap zemër çdo shqiptari, për ta
mbrojtur atdheun nga armiku
shekullor. Në rrethana thuajse të
pamundura, Familja Jashari iu
kundërvy forcave të armatosura
serbo-sllave për tri ditë rresht. Që
nga foshnjet deri tek pleqtë, dhanë
jetën e tyre, përtë mos vdekur kurrë,
për t’i treguar botës, se jeta në
skllavëri nuk është përshqiptarët,se shqiptarët nuk duan asgjë më shumë veçse të
frymojnë lirshëm në atdheun e tyre.
Rënia heroike e komandantëve Adem dhe Hamëz Jashari të cilët nuk ikën por
qëndruan burrërisht deri në frymën e fundit, tregon sa dashuria për atdheun e gjuhën
shqipe nuk ka çmim. Bota riktheu sytë kah betejat të cilat, ato do i kanë mësuar në
historitë e luftërave me spartakët, por nuk do e kishim menduar që në shekullim
XX, do rishfaqej një heroizëm i tillë, i këtyre përmasave hyjnore.Andajsot,respekti
dhe admirimi për këtë familje nuk shterret, por rritet dita ditës, një brez i pasluftës
u rrit duke admiruarsakficën dhe qendresën e kësaj familje. Sot frymojmë të lirë dhe
kemi shtetin tone, falë luftës me penë dhe me pushkë, të gjeneratave të tëra, që
derdhën oqeane gjaku vetëm që ky komb i lashtë ta shoh dritën përsëri, që ky komb
t’i ketë shtëpitë e veta,shkollat e veta,spitalet e veta,rrugët e veta, varret e veta dhe
jo të mbesin nomad duke bredhur nëpër botë pa varre e pa atdhe.
41
FAMILJA JASHARI
Sakrifica e FamiljesJashari do të përmbushet tërësisht, kur ky shtet e ky komb
do të forcohen për të qenë sërish zotër të Ballkanit, kësaj toke të lashtë e cila
njohu shpatën dhe pushkën, e që me shekuj familjet shqiptare u deshën ta
mbrojnë pragun e derës së vet, nga pushtuesit gjakprishur.

Leave a Comment

Your email address will not be published.