Studiuesi Frank Hoogerbeets ka arritur të parashikojë me përpikmëri të saktë tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë këtë të hënë.
Përmes një postimi në Twitter, 4 ditë më parë, studiuesi thotë se një goditje e fortë sizmike me magnitudë 7.5 ballë mund të ndodhë në Turqi midis datave 4-6 shkurt.
Madje ai ka shpërndarë dhe një video në youtube, ku bën parashikimet dhe argumentimet pse pritet që të ndodhte ky tërmet.
“Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordania, Siria, Libani)”, shkroi ai në Twitter më datë 4 shkurt.