Pikat kufitare Jarinjë dhe Merdare janë bllokuar nga serbët. MPJ sugjeron që të përdorin pikat kufitare Mutivodë dhe Dheu i Bardhë apo nëpërmjet Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të bëjnë kujdes për ata që janë duke udhëtar drejt Kosovës nëpër territorin e Serbisë, pasi që në pikat kufitare Jarinjë dhe Merdare është bllokuar qarkullimi për shkak të bllokadës nga serbët.Aktualisht përpos autobusëve dhe kamionëve, kalimin nuk e kanë të sigurtë as veturat.
“Në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
MPJ sqaron aktualisht nuk është i mundur qarkullimi me autobusë dhe kamionë, e as nuk është i sigurt kalimi me vetura.
Ndërkohë, për ata që tashmë ndodhen në Serbi, MPJ sugjeron që të përdorin pikat kufitare Mutivodë dhe Dheu i Bardhë apo nëpërmjet Maqedonisë së Veriut.