Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit. Po ashtu, sipas informacioneve nga terreni, në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica. Pas raportimeve për bllokim të disa rrugëve në komunat në veri të Kosovës dhe lëshimit të sirenave të alarmit në atë pjesë, KFOR-i ka dalë në terren dhe po përcjell nga afër situatën.
Sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.
Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë, po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.
Ndërkaq, sirena janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, që rëndom lëshohen kur ka ndonjë organizim.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka konfirmuar se nga veriu i vendit po dëgjohen sirenat të cilat njihen si “usbuna” e që shërbejnë për grumbullimin e serbëve.
Hamza në një prononcim për gazetën Nacionale ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, të cilëve u ka kërkuar që ta ruajnë qetësinë.
“Unë jam në komunikim me organet përgjegjëse që janë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe zbatimin e ligjit. Ato janë duke e kryer punën e vet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Çka mundem me thënë është që po dëgjohen sirena në pjesën veriore dhe ka disa organizime në ate pjesë”, deklaroi ai për Nacionale.
Ai mes tjerash ka konfirmuar se në pjesën e jugut, situata është e qetë.
Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.
Qeveria ka thënë se më 1 gusht do të nisë lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.
Pas raportimeve për bllokim të disa rrugëve në komunat në veri të Kosovës dhe lëshimit të sirenave të alarmit në atë pjesë, KFOR-i ka dalë në terren dhe po përcjell nga afër situatën.
Lidhur me sirenat e alarmit që janë dëgjuar vazhdimisht për një orë në pjesën veriore të Mitrovicës, KFOR-i është duke monitoruar situatën dhe aktualisht po mbledh informacione. Këtë lajm e kanë konfirmuar për KoSSev Zyra për Informim e Shtabit të KFOR-it.
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.
Po ashtu në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.
REL shkruan se, sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.
Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë, po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.
Ndërkaq, sirena janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, që rëndom lëshohen kur ka ndonjë organizim.
Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.