Serbia përsëri dominon tregun e Kosovës

Serbia përsëri ka dominuar tregun e Kosovës me mallrat të importuara. Gjatë muajit shkurt, importet nga vendet e CEFTA-së kanë arritur në 50.0 milionë euro. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia me 6.1 për qind Maqedonia 5.3 për qind dhe Shqipëria 3.7 për qind.

Pasi e kishte humbur për një kohë tregun e Kosovës me vendosjen e taksës 100 për qind, Serbia është rikthyer sërish në vendin e parë sa i përket importeve të Kosovës.

Sipas statistikave të fundit të bëra publike nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për muajin shkurt 2021 importi nga vendet e CEFTA-së arriti vlerën e 50 milionë eurove.

Dominim të tregut gjatë shkurtit ka pasur Serbia.

“Importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shkurt 2021, arritën në 50.0 milion euro, ose (16.6%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (74.2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.1%), Maqedonia (5.3%),dhe Shqipëria (3.7%)”.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 149,0 milionë euro, ose (49.4%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (10.4%).

“Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14.7%), Italia (5.9%), Greqia (5.7%), Sllovenia (4.4%), etj”.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 102,5 milionë euro, ose (34.0%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.0%) dhe Kina (9.0%).

Kurse sa i përket eksporteve të Kosovës me vendet CEFTA-së këtë muaj arritën në 16,1 milionë euro, ose (33.4%) të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (10.7%).

Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (13.5%), Maqedonia (10.1%), Serbia (5.0%), Mali i zi (2.7%).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 15,5 milion euro, ose (32.0%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: SHBA (16.4%), dhe Zvicra (7.5%).

Mirëpo, gjatë muajit shkurt edhe thelluar deficiti tregtar. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (11.4%) në muajin shkurt 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 253,3 milion euro krahasuar me deficitin 227,4 milion euro në vitin 2020.

Eksporti mbulon importin 16.0 për qind. Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2021 kishte vlerën 48,4 milion euro, ndërsa importi 301,7 milion euro, është një rritje prej (34.7%) për eksport si dhe (14.5%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (35.8%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (19.3%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (10.5%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.9%) tekstil dhe artikuj tekstili, (4.6%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3.7%) produktet minerale, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (12.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (12.4%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (11.2%) produktet minerale, (9.9%) mjetet e transportit, (9.6%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.3%) produkte të industrisë kimike, (7.8%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj

Leave a Comment

Your email address will not be published.