Manastir, 22 nëntor, 2018 – Sot, në Hotel “Epinal” të Manastirit, i zhvilloi punimet sesioni shkencor kushtuar 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit organizuar nga ITSHKSH dhe institutet e akademitë shkencore nga Tirana dhe Shkupi. Seancën e hapi kryesia e punës e përbërë nga Xhevat Lloshi, Sabile Basha-Keçmezi, dhe Sevdail Demiri.
Kumtesat e tyre i lexuan profesorë dhe hulumtues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si, Shaban Sinani: “Procesi i latinizmit grafematik të shqipes, prej fillimeve deri në Kongresin e Manastirit”; Beqir Meta: “Rrugëtimi drejt Kongresit të Manastirit”; Avzi Mustafa: “Propaganda serbe kundër Alfabetit të gjuhës shqipe”; Xhevat Lloshi: “Raportimet për Kongresin e Manastirit”; Nebi Dervishi: “Personaliteti i Nijazi Ahmet beut”; Sabile Basha-Keçmezi: “Kontributi atdhetar i familjes Qiriazi”; Fehari Ramadani dhe Nazmije Shaqiri: “Çështja shqiptare në fokusin e diplomacisë vjeneze (tetor-nëntor 1908)”; Memli Krasniqi: “Dy raporte të shoqërisë biblike Britanike të Kongresit të Manastirit”; Entela Komnino: “Shqipja-gjuha retorike”; Jeton Arifi dhe Fatmir Arifi: “Kongresi i Manastirit, përcaktim evropian i identitetit të shqiptarëve”; Besnik Rameti dhe Isamet Bakiu: “Klubi Bashkimi, promotor i zgjimit tonë kombëtar”; Izaim Murtezani (fjala e mbylljes së Sesionit shkencor).