SHBA ka dhuruar 40 avionë ushtarakë për Forcat e Sigurisë së Kosovës. Sipas mediave amerikane, FSK do të pajiset me avionët “RQ-20 Puma Long Endurance UAS”, të prodhuara nga “AeroVironment”.
Marrëveshja me “AeroVironment” ka qenë që prodhimi i këtyre pajisjeve të përfundojë më 25 janar. Sipas mediave fqinje, Kosova ka porositur 40 njësi në total, në vlerë prej rreth 215 mijë dollarësh.
“Puma LE” janë aeroplanë të cilët lansohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territori me të njëjtin funksion si ato të dronëve. Mund të qëndrojnë në ajër deri në 6.5 orë dhe mund të operojnë në të gjitha ambientet.
Trupat ushtarake amerikane në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it, janë të njohur për përdorimin e këtyre aeroplanëve për mbikëqyrjet e kufijve