SHEMBULLIN E SHKUPIT TA NDJEKIN EDHE QYTETET TJERA SHQIPTARE

Riemërtimi i rrugëve e shesheve të Shkupit dardan me  emra të shquar shqiptarësh, hap një kapitull të ri në rivlerësimin e figurave kombëtare që kanë kontribuuar në ngritjen dhe lavdinë e këtij qyteti.

Ndjehem krenar që një nga adresat e reja në Shkup, do të jetë edhe me emrin e Igballe Prishtinës,  bashkëshortes së kolosit tonë kombëtar, Hasan Prishtina, dhe me këtë akt shqiptarësia e Shkupit po shpërfaqet në një dimension të ri.
Ky vlerësim po vjen pikërisht në kohën kur sivjet shënojmë 100 vjetorin e kryeministrit të 8-të Shqipërisë, Hasan Prishtinës.
Me këtë rast do të doja të faleminderoja publikisht ITSHKSH në Shkup, dhe posaçërisht Dr. Skender Asanin dhe stafin e tij, të cilët, si gjithmonë nuk po heqin dorë nga ngritja e vlerave tona kombëtare në rrafshin publik të afirmimit dhe artikulimit shkencor e profesional. Gjithsesi adresat e reja me emra shqiptarësh të shquar, do t’i japë një pamje dhe frymë tjetër Shkupit, kurse promotorëve të kësaj fryme iu uroj rrugëtim të pandalshëm.
Ky është edhe një shembull kuptimplotë edhe për qytetet tjera, në Kosovë e Shqipëri, të cilët do të duhej të integronin në hapësirat e tyre edhe copëza të çmuara nga historia dhe kultura e jonë e përbashkët.

Uroj që kjo frymë shqiptarësie që ka filluar nga rrugët dhe sheshet e Shkupit, të kalojë në rrafshet të tjera të artikulimit tonë gjithëkombëtar.

Bravo Shkupi!

Mehmet Prishtina

Leave a Comment

Your email address will not be published.