“SHËN NËNË TEREZA NË PULLAT SHQIPTARE”

PJESË NGA HYRJA E LIBRIT-RIBOTIM GUSHT-2024

Nga:Hysen S. Dizdari

Autori i Librit // Tiranë me, 26.08.2024

Në kujtim të 114 vjetorit lindjes Nënë Terezës (26 Gusht 1910-26 Gusht 2024)

Në kujtim të 45 vjetorit të marrjes Çmimit Nobel , nga Nënë Tereza

Në kujtim të 8 vjetorit Shënjëtërimint të Shën Nënë Terezës

—————————————————————————————————

Libri album me pullat postare shqiptare, kushtuar Nënë Terezës ,doli në botimi i parë në vitin, 2018.Tani kanë kaluar 6 vite dhe  ky libër është pritur mirë nga lexuesit, por në mënyrë të veçantë nga, studjuesit e filatelisë dhe  koleksionistët e pullave postare shqiptare ,në Shqipëri dhe vendet e hueja.

Duke marrë parasysh, vlerat e larta morale e njerzore të këtij libri, por edhe kërkesat e shumta të lexuesve, po bëjmë ribotimin e tij ,me rastin e 114 vjetorit e lindjes dhe 8 vjetorit të shenjëtërimit të Shën Nënë Terezës.

Gjatë këtyre viteve, libri-album: “Nënë Tereza në pullat shqiptare”,botim i viti 2018, ka marrë pjesë, në ekspozitat e librit filatelike në shkallë ndërkombëtare dhe  është vlersuar me 3 çmime (medalje) si më poshtë:

1-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “China-2019, është vlersuar me medalje-SILVER.

2-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “Cinisello-Balsamo-2019”, Itali, është vlersuar me-VERMEIL.

3-Në ekspozitën, ndërkombëtare : “Nordia-2019”, është vlersuar me medalje-SILVER.

Në këtë botimin të ri, janë marrë parasysh, mangësit e vrejtjet që ka paraqitur  ky liber në ekspozitat e librit filatelik ndëkombëtarë, duke marrë për bazë  edhe përmisimet e kritereve të vlesimit të literaturës filatelike, të propozuera nga Shoqata Botërore e Autorve në Filateli (AIJP-antar i të cilës jam ).

Me një kujdes të veçantë, janë bërë përmisimët e duhura ,duke marrë parasysh, edhe ndryshimet e reja që janë pasqyruar në botimin e ri, të  katalogun , Michel -2024 për  Shqipërinë.

Shën Nënë Tereza me misionin e saj, shpirtërorë, moralë e humanitarë, kushtuar të varfërvë në gjithë botën ka marrë dhe vlersime pozitive, nga përsonalitete botërore:

Papa Gjon Pali i II ,duke vlersuar Nënë Terezen  theksonë:

 “SI MUND NE TË HARROJMË GONXHE (ANJËZE) BOJAXHIU, NËNË TEREZEN TË KALKUTËS, BIJEN E POPULLIT SHQIPTARË QË I KA DHANË NDER E SHKELQIM KOMBIT TË SAJ DHE KISHËS KATOLIKE.”
Kurse ish President i SHBA, Bill Klintoni në vitin 2002 ka theksuar:

“ NËNË TEREZA ISHTE E PARA QË MË BËRI TË DUA KOMBIN SHQIPTARË.DHE TANI NDIHEM SHUMË KRENARË QË PLOTËSOVA NJË DETYRË MORALE, NDAJ SAJ DHE VLERAVE TË LIRISË.”

Me 4 shtatorë, 2016 në sheshin, Shën Pjetrit në Vatikan, në prani të 250.000 besimtarve,  dhe 15 përsonaliteteve botërore, u mbajt Mesha e Shenjët e kanonizimit Shenjëtore e të Lumturuemes ,shqiptares Nënë Tereza.

Papa Françesku ,në Omeli me 4 shtator 2016 theksoi:

“NËNA TEREZA NA KA MËSUAR TË NDIHMOJMË NJERZIT PA DALLIME IDOLOGJIKE, RRACE DHE BESIMI FETARË.”

Shën Nënë Tereza  shqiptarja e famshme ,e njohur në të gjithë botën është bërë shenjëtore e dashurisë njerzore, me vepren e saj në shërbim të varfërve të gjithë, nejrzimit , pa dallime, race feje dhe etnie, dhe  sot është bërë ,modeli më i përsosur i respektit , i moralit dhe dashurisë njerzore , në të gjitha vendet e botës.

NË KËTË PËRVJETORIT TË RËNDËSISHËM DHE ME RASTIN E RIBOTIMIT TË  LIBRIT: “SHËN NËNË TEREZA NË PULLAT SHQIPTARE” I PËRSHENDETI SHQIPTARËT DHE  LEXUESIT, KUDO NË BOTË, ME NJË POEZI TË SHKRUAR NGA SHËN NËNË TEREZA ME TITULLË:

GJEJ KOHË :

Gjej kohë të mendosh – është burimi i fuqisë.

Gjej kohë të lutesh – është fuqi dhe kjo, më e madhja në botë.

Gjej kohë të qeshësh – është muzikë shpirtërore brenda teje.

Gjej kohë të luash – është vazhdim i fëminisë.

Gjej kohë të duash është dhuratë e Hynjive.

Gjej kohë të jepesh është triumfi i dashurisë.

Gjej kohë të lexosh – është trualli i mençurisë.

Gjej kohë të shoqërosh – është rrugë lumturie.

Gjej kohë të punosh prapë – ke blerë ardhëmërinë.

Gjej kohë të bëshë mirë – janë flatrat që të çojnë në Qiell.

Leave a Comment

Your email address will not be published.