Shkencëtarët izraelitë bëjnë zbulimin e madh, kthejnë pas procesin e plakjes përmes oksigjenit

Një zbulim entuziast në Tel Aviv. Shkencëtarët pretendojnë se kanë arritur të kthejnë pas procesin e plakjes duke përdorur oksigjen. Profesori Shai Efrati është shprehur se “po kthehemi prapa në kohë”, referuar një studimi ku të rriturit mbi 64 vjeç, të vendosur në dhoma presioni me oksigjen të pastër për 90 minuta në ditë, 5 herë në javë për tri muaj radhazi, kanë mundur jo vetëm të ndalojnë procesin e plakjes, por edhe të ktheheshin pas, raporton NYpost.

Gjatë studimit u vu re se rritja e nivelit të oksigjenit, rriti shumë mekanizma në trup, përfshirë përmirësimin në përqëndrim, procesimin më të shpejtë të informacionit dhe realizim më të shpejtë të detyrave.

Efrati gjithashtu tha se ky është prova se baza e plakjes mund të kthehet pas, duke e trajtuar plakjen si një “sëmundje të shërueshme”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.