Shoqata Çamëria Kosovë është në vezhgim në të gjitha trevat shqiptare…

Më 16.11.2018 nën masat e regjimit të egër serbo-sllavë në Preshevë u godit kultura dhe siguria shqiptare në përgjithësi në atë qytet. Me ç’rast nga aparati i egër shtetëror u mbyllen :
-Shtëpia e Kulturës,
-Biblioteka e Qytetit,
-RTV Presheva.

Shprehum keqardhjet më të sinqerta për rastin ndaj institucioneve kulturore shqiptare në Preshevë, shkaktuar nga autoritetet serbo-sllave…

Në këtë rast shprehu edhe indinjaten time ndaj Prishtinës e Tiranës zyrtare, të cilat ende nuk janë prononcuar me deklarimet mbështetëse ndaj vëllezërve tanë shqiptarë në Kosovën Lindore, në këtë rast në Preshevë.

Tani kur shqiptarët përfaqësohen me dy shtete të pavarura, në vend se të apelohet në OKB e Brukselin zyrtar, ato nuk dalin as me prononcime zyrtare në mbështetje të shqiptarëve, ndaj padrejtësive që ju shkaktohen jasht kufinjëve të tyre shtetëror nga shtetet fqinje “sllave”, në këtë rast Serbia.

Ne Shoqata Çamëria Kosovë kërkojmë nga shqiptarët e Kosovës Lindore që, mos bini pre e provokimeve serbo-sllave, gjërat me durimin tuaj do t’a marrin kahjen e duhur…

Me respekt :
Shoqata Çamëria Kosovë.

Prishtinë, 
17.11.2018.

Leave a Comment

Your email address will not be published.