Restauratori i njohur Frederik Stamati edhe këtë herë sjell një objekt interesant që ruhet si relike e veçantë e kulturës sonë.
Bëhet fjalë për njërën nga shpatat me të cilat është luajtur filmi shqiptaro-sovjetik “Skënderbeu”. Në këtë film janë përdorur shumë relike midis tyre dhe shpata.
Truku filmik lejon që shumë objekte të mos jenë të vërteta por me materiale që nuk rrezikojnë jetën e aktorëve siç janë shpatat. Edhe shpata që ka përdorur aktori që luante Skënderbeun, gjeorgjiani Akaki Khorava, ka qenë një shpatë prej druri që ruhet edhe sot.
“Shpata është fare e lehtë dhe e lyer me bojë kafe. Edhe mbi të është treguar kujdes për ta ruajtur në gjendje të mirë”, thotë mjeshtri Stamati. Relike të tilla që përfaqësojnë kulturën tonë artistike, gjenden me shumicë në studiot filmike apo në teatrot e vendit. Ato janë një histori për artin dhe kulturën tonë./atsh