Shpikësit që u vranë nga shpikjet e tyre

Përpara se një shpikje të mbërrijë në duart e publikut dhe të përdoret gjerësisht prej tij, shpikësi do të kryejë një proces shumë të gjatë testimesh dhe eksperimentesh, për t’u siguruar që mjeti apo objekti që ai ka shpikur është i sigurt dhe i përshtatshëm. Shumë shpikës janë sëmurur apo kanë pasuar aksidente fatale, për shkak të eksperimenteve të tyre.

 

Ja cilët janë disa prej tyre:

Mari Kyri

Ajo ishte gruaja e parë që fitoi Çmimin Nobel në dy fusha të ndryshme, në kimi dhe fizikë. Kyri ishte shkencëtarja që zbuloi radiumin bashkë me burrin e saj Pier Kyri. Në fillim të viteve 1900, radiumi besohej të kishte më shumë vlerë sesa platini apo ari.
Në fillim të vitit 1934, Kyri vizitoi Poloninë, dhe nuk ishte fare e vetëdijshme mbi rreziqet e substancave radioaktive, teksa po përpiqej t’i izolonte ato. Kyri punoi për shumë kohë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe e pambrojtur prej tyre. Me kalimin e kohës, rrezatimi i tepërt i radiumit e sëmuri shkencëtaren me leuçemi. Ajo vdiq vetëm 3 muaj më vonë, më 4 korrik të vitit 1934 në Haute Savoie.

Horac Hanli

Hanli ishte një inxhinier detar gjatë Luftës Civile Amerikane. Shpikja e tij më e njohur ishte një nëndetëse që punonte manualisht, e njohur si “CSS HL Hunley”. Gjatë testit të parë të përdorimit të nëndetëses, 5 anëtarë të ekuipazhit vdiqën kur uji hyri aksidentalisht në nëndetëse. Më 15 tetor të vitit 1863, u krye një eksperiment tjetër. Këtë herë, i pranishëm ishte edhe vetë Hanlin. Fatkeqësisht, në atë eksperiment vdiqën8 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë vetë Horac Hanlin.

Franc Rajhelt

Lindi në Austri dhe u zhvendos me banim në Paris në vitin 1898. Ishte i njohur si një rrobaqepës, por edhe si shpikës. Rajhelt cilësohet si pionier i hedhjes me parashutë. Ai ishte i fiksuar me qepjen e kostumeve që mund të përdoreshin si parashuta.
Ai zhvilloi eksperimentin e tij të parë, duke përdorur një kukull të cilën e lëshoi nga lartësia e katittë pestë të pallatit ku banonte. Eksperimenti ishte disi i suksesshëm, edhe pse kukulla ra në tokë me forcë. Fatkeqësisht, eksperimenti që pasoi do të ishte një dështim total.
Rajhelti kërkoi policisë së Parisit leje për të testuar parashutën e tij nga lartësia e Kullës Eifel. Më në fund ai mori leje në vitin 1912. Më4 shkurt të vitit 1912, ai vendosi të mos lëshonte një kukull si eksperimenti i mëparshëm, por të hidhej vetë nga një lartësi prej më shumë se 57 metrash.
Për fat të keq, eksperimenti dështoi. Parashuta nuk u hap dhe hedhja e Rajhelt atë ditë, ishte e fundit për të në këtë botë. Ai u përplas me forcë në tokë dhe vdiq në çast. Të nesërmen, gazetat ishin plot me lajme për vdekjen e tij, duke e etiketuar si“shpikës të marrë”.

Oto Liliental

Njihet si pioneri gjerman i aviacionit, dhe mbante nofkën “njeriu fluturues”. Ai ishte
personi i parë që kreu me sukses një fluturim të mirë-dokumentuar me avion. Ai vazhdoi eksperimentet e kryera më herët nga Xhorxh Kajlej. Gjithashtu, ai studionte shpesh zogjtë, për të zbuluar strukturën aerodinamike të krahut të avionit.
Si aviator i aftë, Lilienthal kishte fluturuar mijëra herë me deltaplan. Por fluturimi i tij më 9 gusht të vitit 1896, ishte i fundit. Atë ditë ai kreu fluturimin e tij të zakonshëm të provës. Në përpjekjen e katërt, u rrëzua nga një lartësi prej 15 metrash duke gjetur vdekjen.

 

Uilliam Bullok

William bullock inventor portrait.jpg

Ishte një shpikës amerikan që shpiku shtypshkronjën rrotulluese. Gjetjet e tij ndihmuan në revolucionin e industrisë së botimeve për shkak të shpejtësisë dhe efikasitetit të saj të lartë. Por fatkeqësisht, edhe ai u vra nga shpikja e tij. Më 3 prill 1867, Bullok punoi si zakonisht. Më pas kreu disa rregullime në njërën nga makineritë e tij të reja të shtypjes, që ishte planifikuar të instalohej për gazetën “Philadelphia Pubic Ledger”.
Në atë kohë, Bullok u përpoq të godiste rripin rrotullues të pajisjes. Por i ngeci këmba, e cila u dëmtua shumë. Fati i keq nuk u ndal këtu. Disa ditë pas incidentit, Bullok u operua për të prerë këmbën e tij, por vdiq gjatë operacionit.

Maks Valier

Ishte një pionier i raketave nga Austria, dhe pararendësi i programit të eksplorimit të hapësirës që u bë realitet në shekullin XX-të. Në fund të vitit 1920, kompania tij “Verein Raumschiffahrt” i përqendroi përpjekjet e saj në prodhimin e raketave me karburant të lëngshëm.
Eksperimenti i parë i kryer në 19 prill të vitit 1930 ishte i suksesshëm, por duheshin bërë përmirësime të ndryshme. Një muaj më vonë, më 17 maj të po atij viti, Valier kreu sërish një eksperiment. Por këtë herë karburanti i përdorur ishte alkooli. Fatkeqësisht, raketa shpërtheu dhe Valier vdiq menjëherë në atë incident.

Leave a Comment

Your email address will not be published.