48 orë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ushtria ka marrë në mbrojtje institucionete rëndësisë së vecantë, ambasdat dhe ministritë.
Janë 74 objekte të rëndësishme shtetërore që janë marrë në ruajtje nnga forcat “Komando”, pasi punonjësit e policisë do të angazhohen për sigurimin e objekteve zgjedhore. Albert Dervishaj zv.drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se këto objekte do të ruhen deritë martën.
ALBERT DERVISHAJ ZV/DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË
Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje nga sot ora 14:00 dhe deri ditën e martë, të 74 objekteve të rëndësishme shtetërore, nga forcat “Komando”, pasi 228 punonjës të policisë që sigurojnë këto objekte, do të angazhohen me detyrë për sigurimin e objekteve zgjedhore.
Dervishaj theksoi se asnjë strukturë tjetër nuk ka të drejtë të ndalojë apo kontrollojë qytetarë përvec uniformave blu.
“…në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, kontrolli i territorit, e automjeteve, personave etj., është atribut vetëm i Policisë së Shtetit dhe jo i subjekteve apo organizimeve të tjera.
Deri tani në polici dhe prokurori janë referuar 36 raste që lidhen me shkelje gjatë fuashtës. Janë afro 6 mijë efektivë policie që dotë anagazhohen për mbarëvajtjen eprocesit zgjehdor. Sipas kodit zgjedhor ndalohet qëndrimi, grumbullimi apo çdo veprimtari tjetër, në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit dhe në afërsi të saj. Duke filluar nga dita e shtnë ndalohet përdorimi i materialeve propagandistike në qendrën e votimit dhe rreth saj në një rreze prej 150 m. Këto materiale lejohen vetëm në një largësi deri 5 metra nga zyra zgjedhore e partisë politike apo subjektit zgjedhor përkatës.