Shqipëria do të marrë 1 milion vaksina kineze

Shqipëria do të marrë 1 milion vaksina kineze brenda dy muajve të ardhshëm, ndërkohë që dërgesa e parë mbërrin që këtë të enjte. Këto detaje nga marrëveshja e konsideruar sekret tregtar me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret” i bëri publike Kryeministri Edi Rama.

Rama sqaron se grupi i parë i vaksinave, me një sasi prej 192 mijë të tilla mbërrijnë këtë të enjte në Rinas dhe sasi të tjera do të pasojnë në vazhdim.

Dozat mbërrijnë dy ditë nga publikimi i vendimit të Qeverisë në Fletoren Zyrtare. E përbashkëta e marrjes së vaksinës kineze me atë ruse është fakti se që të dyja vaksinat nuk janë të autorizuara ende nga Agjencia Europiane e Barnave dhe që të dyja, Shqipëria i merr prej vendeve të treta. Në rastin e Sputnik si dhuratë nga një princ i Emirateve dhe në këtë rast përmes një kompanie turke.

Qeveria thotë se me futjen edhe të vaksinës kineze do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë. Synimi është kryerja e 15 mijë vaksinimeve në ditë, shkruan businessmag.al.

Leave a Comment

Your email address will not be published.