Shqipëria kremton 108 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura

108-vjetori i krijimit i gjen Forcat e Armatosura të Shqipërisë në një proces transformimi. Kryeministri Edi Rama shprehu sot respektin për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Mirëmëngjesi dhe me shprehjen e respektit më të madh, për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë. Lavdi dëshmorëve”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Forcat e Armatosura po reformohen dhe po modernizohen sipas standardeve të NATO-s dhe ka sot trajtim më të mirë financiar e mundësi të reja arsimimi.

Po ashtu, Forcat e Armatosura shqiptare kontribuojnë për paqen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së.

Forcat e Armatosura po modernizohen me mjete dhe pajisje nga më modernet, si në tokë, në ajër dhe në det.

Kuçova do të jetë baza e vetme e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ndërsa së shpejti do të vijnë helikopterët “Black Hawk”.

FA janë më të mirëpajisura për t’i bërë ballë çdo situate emergjente, janë mburojë e mbrojtjes dhe e sigurisë për çdo familje shqiptare. \ ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published.