Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka ripërsëritur kërkesën e tij që Shqipëria të shpallë 17 shkurtin festë zyrtare.
Ai ka treguar se i ka propozuar Qeverisë shqiptare që nga viti 2012, që kjo dita e pavarësisë së Kosovës të jetë festë zyrtare.
Sipas tij, ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas 28 Nëntorit 191, përcjell Bota sot.
Shqipëria ta bëjë 17 Shkurtin festë zyrtare!
Kam propozuar qysh në 26 mars 2012 që Shqipëria ta bëjë 17 shkurtin festë zyrtare, sepse pavarësia e Kosovës është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas 28 Nëntorit 1912.
Uroj që një qeverie në Tiranë t’i zgjohet ndërgjegja kombëtare!
(Libri “Hije në diplomacinë shqiptare”, Tiranë, 2012, fq. 213)