Në zgjedhjet e 3 Prillit, shqiptarët në Serbi, do garojnë në kuadër të 2 listave. E kandidati për deputet nga “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi, në Sytë 7 tha se nuk kanë arritur të bashkohen, pasi ka ndarje në qasje ndaj shtetit të Serbisë.
Ndërkohë, Kamberi, në Klan Kosova, tha se nëse fiton ulëse, nuk preferon të bëhet pjesë e Qeverisë së Serbisë, që të mashtrohet vetëm me pozita.
Por, synimi i tij, është sensibilizimi sa më i madh për çështjen shqiptare dhe vështirësitë e diskriminimin që ata janë duke e përjetuar në Serbi.
Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë vendlindje në Serbi, të kthehen të dielën e 3 prillit nga vendet tjera, e të votojnë për shqiptarët.
Partitë shqiptare do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë.
Për shkak të dallimeve politike, ato thonë se nuk kanë arritur të merren vesh për një listë të përbashkët, ashtu sikurse në zgjedhjet e vitit 2020, kur shqiptarët e Luginës janë bashkuar për herë të parë dhe kanë fituar tri ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, bartës të listës e ka deputetin aktual, Shaip Kamberi. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se lista që udhëheq ai, përbëhet nga tri parti shqiptare dhe se ka dhjetë kandidatë.
Kamberi, i cili disa herë ka dalë në qendër të vëmendjes për fjalimet përpara Kuvendit të Serbisë, thotë se synon të vazhdojë trysninë mbi autoritetet e Serbisë për, siç shprehet, përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë.
Luginën e banuar me shqiptarë, që ndodhet në jug të Serbisë, e përbëjnë: Medvegja, Presheva dhe Bujanoci.
Shqiptarët atje ankohen, tash e sa kohë, për pasivizim të adresave të tyre dhe mosrespektim të të drejtave nga zyrtarët.
Janë gjithsej 20 kandidatë shqiptarë që garojnë në dy lista të ndarakurse në mesin e tyre është Lirona Zuka, intelektuale dhe veprimtare e njohur nga Medvegja. Lirona është edhe kandidatja e parë nga kjo komunë që kandidon për deputete.
Lirona është pjesë e listës “Koalicioni i shqiptarve të Luginës” me numër 16 në listën zgjedhore.
Ajo ka lindur në Llapashticë të Medvegjës më 25 shkurt 1999.
Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Medvegjë, ndërsa studimet unievrsitare në Prishtine.
Në vitin 2019 ushtroi profesionin më human pikërisht në Medvegjë si mësimdhënëse ne shkollen fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë.
Lirona njihet si aktiviste e të drejtave të shqiptarve të Lugines, njëkosishtë edhe autore e librit “Medvegja ime” dhe shkrimtare e shume shkrimeve kushtuar vendlindjes së saj.
Lirona tashme është përfaqësuese e Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.