Shqiptarët me institucion fisesh në vend të shtetit

Fiset, rrënja, shtrirja dhe historia e tyre vazhdojnë të jenë temë interesimesh ndër shqiptarë, jo vetëm në odat tradicionale, ku burrat mateshin me përkatësinë fisnore, por tërheqin edhe vëmendjen e studiuesve – historianëve, antropologëve, etnologëve e gjuhëtarëve vendës e të jashtëm. Nuk mungojnë as veprat shkencore e studimet për to nga autorë shqiptarë e të huaj, të mëhershëm e të tashëm.

Ndër këta të fundit është prof. dr. Skënder Gashi, vepra e të cilit, “Institucioni i fisit te shqiptarët, në dritën e onomastikës”, sapo ka parë dritën nga Botimet KOHA. Aty ai ka sublimuar rezultatet e studiuesve pararendës të fiseve ndër shqiptarët, jo pa qasje kritike, duke argumentuar ndonjëherë edhe pasaktësi të tyre. Ai çështjes së fiseve i është qasur nga aspekti onomastik, shkruan sot Koha Ditore.

“Çështjen e institucionit të fisit unë do ta trajtoj kryesisht në rrafshin onomastik e gjuhësor, aty ku pretendoj ta ndiej veten kompetent”, e thotë vetë autori që në hyrje të veprës. Por, pavarësisht nga ky pohim, institucionin e fisit ai e trajton edhe nga kënde të tjera.

“Do të përpiqem… të nxjerr në dritë… edhe ndonjë segment i cili do ta relativizonte idenë se institucioni mesjetar i fisit, si formacion social-juridik i mbështetur tek lidhja e gjakut në vijën mashkullore, mund ta ketë atë kuptim e forcë sociale edhe në ditët tona”, thotë dr. Gashi. Kësodore, ai me këtë vepër përmbush interesimet jo vetëm të studiuesve, por edhe të atyre që kanë kureshtje jo vetëm për historinë e fiseve ndër shqiptarët.

“Privilegji” i jetës së përditshme

Dy mendime të kundërvëna, që citohen nga autori në fillim të librit, flasin shumë për institucionin e fisit ndër shqiptarë dhe nuk janë përdorur pa mesazh.

Leave a Comment

Your email address will not be published.