Halim Jakova-Gostivari, i lindur më 1878, në Gjakovë, ishte djali i prindërve Jusuf e Minushe Jakova (Gostivari). Kreu arsimin fillor në vendlindje, ndërsa më 1905 ka qenë student në shkollën amerikane “Robert Kolezh”, në Stamboll, ku u diplomua për drejtësi.
Halim Gjakova ishte drejtori i parë i Policisë Shqiptare, e pak më vonë edhe nënprefekt i Nënprefekturës së Tiranës, sapo ajo u shpall kryeqendra administrative e Shqipërisë.