SHSHKSH: Të kthehen menjëher shenjëzimet dhe themelet e shtepise se Nene Terezes ne Shkup

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e veta Etnike në Prishtinë

Reagim ndaj heqjes se shenjëzimit të shtëpisë në Shkup së shenjtërisë Nënë Tereza
Në mbledhjene e mabjtur të Kryesisë së SHKSHSHDH u vendos që të bëjmë reagim me shkrim drejtuar instancave shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe që të kthejnë shenjëzimet e themeleve të shtëpisë së shenjtërisë sonë dhe mbarë botës Nënë Terezës.
Qyteti i Shkupit, kohë më parë , pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë arsyteim, e pa u marrë as vendimi paraprak në instancat komunale e as në ato shtetërore, por në mënyrë dinake i ka hequr shenjat që simbolizonin vendin ku ndodhej shtëpia e lindjes së shenjëttërisë Nënë Terezës, aty ku ajo u lind , në sheshin qendror në Shkup.
Kjo ka nxitur indinjatë tek qytetarët shqiptarë, ka nxitur reagimin e Institutit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që kërkon kthimin sa më parë të këtyre shenjave, dhe do të njoftojë përfaqësitë diplomatike dhe Vatikanin.

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e veta Etnike në Prishtinë kerkon nga komuna e Shkupit që të kthejë shenjat në sheshin e qytetit që simbolizonin themelet e shtëpisë në të cilën kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu, e shenjta Nëna Terezë. Këto shenja ndodheshin mbi asfalt në një pjesë të sheshit kryesor në hyrje të qendrës tregtare të qytetit. Qyteti i Shkupit i hoqi ato gjatë një rinovimi që i bëri kësaj pjese të sheshit dhe pikërisht në vendin ku ndodheshin shenjat, bashkia mbolli bar. E gjithë kjo ndodhi gjatë izolimit nga pandemia e koronavirusit.
Një reagim të ngjashëm e bëjme edhe ne Shoqata për kthimin e shqiptarëve të Shpëerngulur dhe kërkojmë që sa më parë të kthehen shenjëzimet e të ruhen ato shenjëzime që janë pasuri shtetërore dhe traditë e kujtesës historike e kulturore. Me Nënën Terezë krenohet mbarë bota e në veçanti këtë krenarti duhte ta ndiejjnë populli shqiptarë që I përkete e shenjtëruara Nënë Terezë e po ashtu edhe qyteti I Shkupit.
Me shpresë se reagimi ynë do të mirëkuptohet si një ndihmesë për komunën e Shkupit na mban shpreesa se sërish do të kthehet shenjëzimi që është symbol I idnetitetit human e njereëzor të qytetit të Shkupit dhe vetë qytetarëve.


Prishtinë, më 16 maj 2020

Kryetari I SHSHKSH
Jahja Lluka

Leave a Comment

Your email address will not be published.