Si do ta merr Bideni valixhen bërthamore nga Trumpi!

Presidenti Donald Trump nuk do të marrë pjesë të mërkurën në ceremoninë e inaugurimit të pasuesit të tij Joe Biden, por mungesa e tij do të ketë pak impakt në atë që mund të konsiderohet si momenti më i rëndësishëm i ditës: dorëzimi i valixhes bërthamore.

Valixhja, e cila përmban pajisjet që i duhen presidentit për të certifikuar urdhrat e tij dhe për të nisur një sulm bërthamor, mbahet nga një ndihmës, personel ushtarak, i cili shoqëron presidentin në çdo kohë, deri në sekondën e fundit para se ai të largohet zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

Në një ceremoni të zakonshme, valixhja do t’i dorëzohej një tjetër ushtaraku, këtë herë i caktuar pranë Biden, gjatë kohës që ky i fundit bën betimin dhe merr detyrën. Por të mërkurën, ky dorëzim do të ndodhë paksa më ndryshe, pasi Trump pritet të largohet për në Florida para se të nisë ceremonia e Biden.

Ekspertët thonë se valixhja, me shumë mundësi, do të udhëtojë me Trump, çka do të thotë se në një moment, do të ketë dy valixhe të ndryshme në dy vende të ndryshme. Do të jetë një sfidë e veçantë që kalimi i pushtetit të bëhet në mënyrë sa më të rrjedhshme.

 

Quhet Nuclear Football dhe është valixhja më e rrezikshme në botë. Kjo në foto është një versioni i disa viteve më parë e ekspozuar në Smithsonian National Museum of American History.

Në fakt, vetëm Presidenti është i autorizuar në urdhërimin e përdorimit të armëve nukleare.

Konsensusi vjen pas aktivizimit të kodeve speciale dhe sipas rregullave të valixhes të quajtur Football.

Bëhet fjalë për valixhen e famshme me lëkurë të zezë që e ndjek presidentin në çdo lëvizje dhe që ruhet nga një skuadër me 5 anëtarë që vijnë nga njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane.

Valixhja nukleare transportohet nga një zyrtar që e njeh në perfeksion procedurën që duhet ndjekur në rast të një su.lmi atomik.

Valixhja (në të djathtë) është në përdorim që në kohët e Dwight D. Eisenhower (President nga 1953 deri në 1961), por vetëm nga kriza e raketave më Kubën (1962), nën presidencën e John F. Kennedy, e ndjek Presidentin kudo.

Butoni i kuq? Mos të tallemi

Përmbajtja e valixhes u bë e njohur në vitin 1980 nga Bill Guley, në atë kohë drejtor i zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë.

Nëse mendoni se brenda saj ka një buton të kuq për të nisur raketat bërthamore, po gaboheni rëndë.

Çka përmban valixhja?

Dokumenti më i rëndësishëm është Black Book, një manual i vërtetë i luftës atomike me 75 faqe, me përshkrimin e çdo objektivi të mundshëm, të vlerave strategjike sipas skenarëve të ndryshëm dhe viktimat që një su.lm eventual mund të shkaktojë.

Dy fashikuj të tjerë i përmbajnë një listë me vendet e sigurta ku mund të transferohet Presidenti në rastin e një su.lmi bërthamor dhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për të folur me Kombin.

Valixhja peshon 20 kg (ka një bazë alumini) dhe transportohet nga ushtarakë që kanë një trajnim special për të ndihmuar Presidentin për të dhënë urdhërimin e lëshimit të raketave.

Përmban edhe një telefon që përdoret kur Presidenti ndodhet në udhëtim: ndihmon për tu vënë në kontakt përmes një linje të sigurtë në rrugë satelitore me National Military Command Center (NMCC), qendër ushtarake amerikane që menaxhon të gjitha armët bërthamore dhe që i lëshon ato.

Kodet e sulmit

Nga pikëpamja praktike “kodet e sul.mit” janë në një dokument që Presidenti duhet ta mbajë me vete dhe që quhet Biscuit, biskota.

Valixhja nukleare që ndjek gjithmonë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arma më e fuqishme e të të gjitha kohërave.

Leave a Comment

Your email address will not be published.