Si komentohet në Beograd oferta perëndimore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sipas “modelit të dy Gjermanive”?

“Duket se oferta perëndimore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të jetë modeli i dy Gjermanive me krijimin e Asociacionit, por, me kompetenca ndryshe nga ajo e marrëveshjes”, ka deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”  kryetari i komisionit parlamentar serb për Kosovën, Millovan Drecun.

Pas vizitës në Kosovë, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Francës dhe Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner do të vizitojnë edhe Serbinë, raportojnë mediat serbe.

Sipas shërbimit për shtyp të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, takimi do të mbahet në orën 18:00 në vilën “Paqja”, pas të cilit do të dërgohet një komunikatë për media.

Ndërsa Drecun, ka thënë se ardhja e Lajçakut me këshilltarët specialë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz duket si marrja e qëndrimeve për të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Më duket se së shpejti do të vijë çështja kryesore, ajo është çështja e statusit, dhe se tani janë duke u bërë përgatitjet e personelit të vendeve kryesore evropiane, që të merren pozicionet për të marrë pjesë në zgjidhjen përfundimtare që çështjes së statusit të Kosovës”, ka thënë Drecun.

Drecun ka theksuar se duket se oferta perëndimore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të jetë ende model i dy Gjermanive me krijimin e Asociacionit, por, me kompetenca ndryshe nga ajo e marrëveshjes por që do të jetë i kornizuar në aspektin gjeografik.

Ndoshta ky do të jetë propozimi i fundit i Perëndimit për palën tonë, thotë Drecun, transmeton Pamfleti.

Ditë më parë edhe studiuesja e komunikimit Suzana Starikov ka komentuar raportimet e gazetës serbe “Danas”, duke iu referuar disa burimeve diplomatike, se Perëndimi mund të aplikojë modelin e dy Gjermanive për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se i duhet thënë jo kësaj ideje që ia mohon shtetësinë Kosovës.

“Ajo që autorët e këtij modeli, siç raportohet, Gjermania dhe Franca po kërkojnë nga Kosova, është të mohojë shtetësinë e vet dhe madje të turpërohet nga ajo. Serbia nuk duhet të parandalojë direkt anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, por i dërguari i Kosovës në OKB nuk duhet ta quajë veten ambasador. Përgjigja për këtë? JO! NEIN! JO!”.

Strikov e ka quajtur model cinik që mohon historinë. Ajo ka shkruar se ndarja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e njëjtë sikur ndodhi ndarja e Kosovës nga Shqipëria.

“Pavarësisht nga fakti që ky “model” në të vërtetë paraqet status quo-në si “progres” në njohjen e Kosovës nga Serbia është gjithashtu cinike në mohimin e historisë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.