Si lindi konflikti mes dy familjeve në Velipojë?

Një ditë pas masakrës së Velipojës, të mbijetuarit kanë nisur që të flasin dhe të tregojnë gjithë çfarë ndodhi. Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikti. Ferracaku, i plagosur nga të shtënat dhe i arrestuar nga Policia, si një nga personat që ka qëlluar me armë në përplasjen me djemtë e familjes Gocaj, pretendon se ai, vëllai dhe djemtë e tij kishin shkuar për sqarim. Por biseda ishte tensionuar dhe palët kishin nxjerrë armët. 

 

Gazetari Senad Nikshiqi në një lidhje sot për emisionin ‘Pikat mbi i’ bëri publike detaje të reja nga konflikti në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë. Ai tha se konfrontimet për hapësirat publike për vendosjen e shezloneve në plazhin e Velipojës janë ashpërsuar gjatë 2-3 viteve të fundit.

Nekshiqi bëri të ditur se këtë vit hapësirën për çadrat do ta merrte familja Ferracaku, por familja Gocaj vazhdonte t’i mbante sipas ndarjes së vitit të kaluar.

Kam folur me babain e dy djemve të vrarë menjëherë pas ngjarjes, por gjatë ditës së sotme kam folur me pronarin e një tjetër hoteli këtu në Velipojë, Vasil Vasili, i cili thotë se për 5 vite me radhë ka rritur të marrë shezlone, ndërsa këtë vit nuk ka marrë, duke u skualifikuar pa arsye.

Hotel Fantazia, ku është njëra palë pronarët Ferracakët, këtë vit e kanë fituar ata të drejtën për vendosjen e shezloneve. Ajo që është problematike është se pjesa më e madhe e operatorëve i vendosin çadrat pa u mbyllur aplikimet. Familja Gocaj i ka vendosur shezlonet ku i ka pasur vitin e kaluar, ndërsa këtë vit i ka marrë familja Ferracaku. Familja Gocaj ka pritur që shteti ta ndante deri në fund.

Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam për të biseduar por situata doli nga kontrolli!  

Një ditë pas masakrës së Velipojës, të mbijetuarit kanë nisur që të flasin dhe të tregojnë gjithë çfarë ndodhi. Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikti.

Ferracaku, i plagosur nga të shtënat dhe i arrestuar nga Policia, si një nga personat që ka qëlluar me armë në përplasjen me djemtë e familjes Gocaj, pretendon se ai, vëllai dhe djemtë e tij kishin shkuar për sqarim. Por biseda ishte tensionuar dhe palët kishin nxjerrë armët. Vetë nuk pranon për asnjë moment që ka qëlluar, ndërsa krijon edhe një alibi për të vëllanë e ndjerë, duke pretenduar se kishte pasur qëllim vetëm vetëmbrojtjen.

Ndërkohë që i gjithë rrjeti është mobilizuar tërësisht për të ndihmuar familjen e një prej viktimave, më i pafajshmi në mesin e të gjithë, Myzerim Zeneli. 20-vjeçari ndërroi jetë prej plumbave në ditën e parë të punës, ndaj për të mbuluar kostot e ceremonisë mortore disa persona janë ofruar për të mbuluar shpenzimet.

Gjithashtu është hapur një faqe dhuruese (funderorbit.org) që ka si qëllim që të ndihmojë familjen, ndërsa dhe grupi Eurosig-Insig &Uba Bank i ka dhuruar një shumë prej 3 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku pritet të ndodhin ndryshime në Policinë e Shtetit.

Po çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.

Vrasja makabre e të riut Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën në masakrën e Velipojës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe media. Grupi Eurosig-Insig &Uba Bank, i kanë dhuruar familjes së 20-vjeçarit një shumë prej 3 milionë lekë të vjetra. Kadri Morina, themelues i Eurosig, ka dhënë lajmin ku shkruan se Myzerim Zeneli është simbol i punës.

POSTIMI I PLOTË:

Myzerim Zeneli quhej djaloshi që humbi jetën në një përplasje me armë në Velipojë. Aq i ri dhe i pafajshëm ai iku nga kjo botë për shkak të të tjerëve, por do mbetet në memorien tonë si një djalë punëtor që në moshë të vogël, për veten dhe nënën e tij. Grupi Eurosig-Insig & UBA Bank i kanë akorduar nënës së Myzerimit një ndihmë financiare prej 300,000 lekësh të reja. Nuk mund t’ia zëvendësojmë djalin e saj të dashur, por shprehim mbështetjen tonë për humbjen e tij.

Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut, njërit prej viktimave të masakrës në Velipojë, ka rrëfyer në polici versionin e tij sesi nisi konflikti. Ferracaku, i plagosur nga të shtënat dhe i arrestuar nga policia, si një nga personat që ka qëlluar me armë në përplasjen me djemtë e familjes Gocaj, thotë se debati ka nisur në plazh dhe më pas ka vazhduar në ambientet e hotel Gocaj. 54-vjeçari ka treguar se gjatë bisedës ka nisur tensioni dhe më pas janë nxjerrë armët. Ai ka mohuar që të jetë njëri prej personave që ka qëlluar me armë ndërsa ka thënë se i vëllai iu vetëmbrojt.

Hasan Ferracaku: Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet, në një kohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në bazë të aplikimeve. Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve, dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli.

Një faqe dhuruese (funderorbit.org) është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçarit i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Velipojë. Faqja funderorbit.org  është hapur që ditën e djeshme dhe aty kanë mundësinë të gjithë shqiptarët anëembanë botës për të mbledhur para për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit, i cili nuk arriti të dërgonte as rrogën e parë në shtëpi.

Të ndihmojmë nënën dhe vëllain e vogël të të ndjerit Myzerim Zeneli, i cili u vra padrejtësisht gjatë konfliktit me armë zjarri në Velipojë. Myzerimi i mbetur jetim heret nga babai, u punësua si kamarier pranë Hotelit të Gocajve për të siguruar jetesën për të dhe familjen e tij në gjendje të vështirë financiare. Por 20-vjeçari, nuk çoi dot as rrogën e parë në shtëpi dhe nëna e përcolli me pishmanin e një prindi që nuk i siguroi dot djalit thuajse asgjë në jetë. Të gjithë së bashku të sigurojmë një jetesë normale për vëllain e vogël, të rritet e shkollohet me mundësi për jetën, e drejtë që Myzerimit iu nda në ditën e parë korbzezë të asaj pune. Të gjithë së bashku dhurojmë për amanetin e Myzerimit. Për të ishte dita e parë e punës në hotelin e Gocajve por dhe e fundit e jetës së tij. Djali jetim jetonte me të ëmën dhe të vëllanë në lagjen Bahçallëk. Të atin e kishte humbur kohë më parë pasi ishte mbytur në lumin Drin. Me të dëgjuar të shtënat ai ka dalë nga dhoma e tij dhe është gjendur mes plumbave. Të gjithë së bashku dhurojmë me dhimbje për Myzerimin”, shkruan faqja.

Qytetarja e Velipojës: Fajin e ka qeveria, shezlonet duhet të ishin ndarë me kohë

Një qytetare e Velipojës ka komentuar ngjarjen e orëve të para të ditës së sotme në Shkodër që i mori jetën 4 personave dhe la të plagosur dy të tjetë.

Ajo ka thënë për “SyriTv” se ky konflikt kishte ditë që ishte hapur midis palëve dhe për pasojat e tij ja lë fajin qeverisë e cila duhet ti kishte ndarë me kohë sipërfaqet ku do të vendoseshn shezlonget.  Sipas saj kjo gjë mund të ishte parandaluar nëse qytetarët do të kishin lajmëruar në kohë policinë e shtetit.

Qytetarja tha se i njihte të dyja palët dhe se i vinte keq për ta pasi ata kishin investuar per Velipojën dhe për Shqipërinë. Për këtë ngjarje të rëndë ajo tha se Qeveria dhe Bashkia Shkodër duhet t’u kërkojnë falje publike familjarëve të viktimave.

“Sipas disa qytetarëve, ka kohë që ka nisur konflikti. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm, nëse shohin një konflikt, duhet të reagojnë, të thërrasin 129, mos të ndodhë katastrofë, se më vjen keq për këta njerëz shumë. Me sa kam në dijeni unë, ka disa ditë që ka nisur konflikti e unë mendoj se fajin e ka qeveria. Kjo sepse shezllonget duhet të ishin ndarë me kohë. Më vjen shumë keq, sepse i njoh të dyja palët, kanë punuar për të sjellë njerëz në Velipojë dhe të bëhet Shqipëria. Neve na kanë zgjuar kallashët, nuk na u përgjigjën fillimisht nga policia. Britmat e një gruaje ishin të llahtashme. Kosovarët janë traumatizuar dhe kjo është e rëndë. Unë mendoj se duhet të ketë ndjesë publike për këtë ngjarje, ka njerëz që do varrosen, për shkak të interesave mes shumë palëve. Është e tmerrshme”

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.