Si u rrënua cilësia e deputetëve në 30 vite: Nga intelektualët e viteve të para tek analfabetët e sotëm

“Tu u rritë, tu u çoroditë, si zogu i gomarit”, thotë një proverb shkodran, apo “ishim mirë kur ishim keq”, një tjetër. E këto proverba shkojnë shumë me isntitucionin shtyllë të shtetit shqiptar-Parlamentin. Shqipëria, nga fillimi i saj e deri më sot vetëm ka ardhur duke e ulur nivelin e përfaqësimit ndër vite. 

Natyrisht nuk marrim si shembull Parlamentet e viteve të para të shtetit, ku në tribunë ishin ajka e trurit dhe thelbi kombit, ku kishim rilindas e patriotë të dorës së parë si Gjergj Fishta, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Sulejman Delvina etj etj.

Por në 30 vitet pas rrëzimit të komunizmit, niveli i parlamentit ka vijuar së rrënuari në cilësinë e deputetëve të tij.

Ndërsa në zgjdhjet e para, partitë, jo vetëm PS e PD, por edhe partitë e vogla sillnin në Kuvend, emra të njohur të katedrave apo të territoreve që përfaqësonin. Emra dhe figura të njohura në komunitet që me kalimin e viteve erdhën duke u bjerrur dhe zëvendësuar me servilë, jesmenë e të fortë, që kanë bërë që SHBA të kërkojë në çdo zgjedhje të largohen me pahir nga parlamenti shqiptar.

Në zgjedhjet e 31 marsit 1991, u zgjodh Parlamenti i parë pluralist pas komunizmit, ku të dyja partitë, por edhe organizata e minoritetit grek sollën në parlament emra e figura të njohur. Mjekë, juristë, profesorë fakulteti, inxhinierë, mësues e agronomë ishin profesionet kryesore.

Sot kemi vetëm 3 persona që kanë qenë në Kuvend që në 1991 pra që 30 vite dhe janë akoma. Ata janë: Sali Berisha nga PD, Gramoz Ruçi e Fadil Nasufi nga PS.

Ja disa nga emrat më të famshëm të parlamentit që jetoi 1 vit 1991-1992:

Abdi Baleta, profesor i të drejtës ndërkombëtare, PD Ahmet Kamberi mjek kardiolog PS,

Emin Musliu, inxhinier, ndërtues hidrocentralesh PD, Bashkim Kopliku, inxhinier elektronik,

Neritan Ceka aerkeolog PD,

Shkëlqim Cani financier, PS,

Dritëro Agolli shkrimtar PS,

Ajli Alushani mjek kardiokirurg PD,

Dhimitër Anagnosti regjizor PD,

Rushen Golemi, mjeke kirurge PD,

Teodor Keko shkrimtar, PD,

Sabit Brokaj mjek kardiolog PD.

Disa nga emrat e Parlamentit të 1992-1996

Robert Ndrenika aktor, PD,

Skënder Gjinushi, matematikan PSD,

Teodor Keko, shkrimtar PD,

Rushen Golemi mjeke kirurge, PD,

Rudolf Marku poet PD,

Sadik Bejko shkrimtar PD,

Dhimitër Anagnosti regjizor PD,

Dritëro Agolli shkrimtar PS,

Bashkim Zeneli gazetar PS,

Haxhi Aliko, rektor i Universitetit Bujqësor PSD,

Teodor Laço, shkrimtar PSD,

Servet Pëllumbi, filozof PS,

Zef Brozi, profesor i së drejtës PD,

Moikom Zeqo, shkrimtar studiues PS,

Ruzhdi Pulaha dramaturg PSD.

Parlamenti i vitit 1996

Edhe pse në zgjedhjet e vitit 1996 PD manipuloi totalisht procesin dhe Kuvendi u bojkotua nga opozita, gjithsesi PD çoi në Parlament emra të njohur intelektualë e në fushën e kulturës.

Disa emra janë Emin Riza, arkitekt dhe restaurator i trashëgimisë kulturore, Ndriçim Xhepa aktor, Xhevdet Ferri aktor, Rexhep Karapici, pedagog i inxhinierisë etj.

Parlamenti i vitit 1997

Agim Fagu, sportiest i njohur, diplomat PS,

Dritëro Agolli shkrimtar PS,

Limoz Dizdari kompozitor PS,

Maksim Cikuli mjek PD,

Rexhep Meidani, fizikant PS,

Sabri Godo shkrimtar PR,

Spartak Ngjela jurist PD ish-I burgosur politik, etj etj.

Parlamenti i vitit 2001

Ishte kjo koha kur parlamenti nisi të politizohej ku u rrudhën figurat e njohura publike nga shoqëria. Megjithatë partitë politike kishin deputetë të një niveli intelektual nga mesatarja e mbi mesataren si Ilir Bano, Ismail Lleshi, Limoz Dizdari, Maqo Lakrori, Marko Bello, Spartak Ngjela, Servet Pëlumbi etj.

Ky nivel i politikës ra 4 vjet më pas kur nisën të emëroheshin biznesmenët që në fakt filluan që në 2001-shin.

Në 2005 u zgjodhën deputetë Sadri Abazi që zëvendësoi Paskal Milon, Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Ndriçim Babasi, Bukurosh Stafa, Lefter Maliqi etj.

Por thyerja e madhe ndodhi në fakt në Parlamentin e vitit 2013, ku vendin e intelektualëve e zunë “biznesmenët e fortë”.

Ja disa nga emrat më emblematikë të atij parlamenti.

Mark Frroku, Tom Doshi, Arben Ndoka, Mhill Fufi, Armando Prenga, Rakip Suli, Sadri Abazi, Shkëlqim Selami, Aqif Rakipi, Omer Mamo, Dashamir Tahiri.

Niveli intelektual nuk ishte më mirë edhe tek grupi i “jo të fortëve, ku spikasnin ata me diploma të universiteteve kjoska.

Kjo tendencë vijon sërish edhe në 2017, por edhe sot në listat e deputetëve.

Prova më e fortë e kësaj panorame ishte situata tragjikomike e deputetëve rezervë të opozitës që zevëndësuan ata që dogjën mandatet.

Tashmë janë bërë parodi sjelljet e Kujtim Gjuzit, Jenisherit, apo deputetit të Sarandës që u jepte “fëmrave” wiski në vend të ujit…/Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published.