Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kërkuan shpjegime nga Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka të hënën pas raporteve që shërbimet e inteligjencës daneze kanë ndihmuar Uashingtonin të spiunonte politikanët evropianë.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kërkuan shpjegime nga Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka të hënën pas raporteve që shërbimet e inteligjencës daneze kanë ndihmuar Uashingtonin të spiunonte politikanët evropianë.
“Kjo nuk është e pranueshme midis aleatëve, aq më pak midis aleatëve evropianë dhe partnerëve,” tha Macron në këshillin Franko-Gjermanë. Merkel , deklaroi se ishte dakord me vërejtjet e homologut të saj francez.
Transmetuesi publik danez Danmarks Radio (DR) në një raport të bërë publik deklaron se midis viteve 2012 dhe 2014 Shërbimi Informativ i Mbrojtjes Danez ndihmoi Agjencinë e Kombëtare të Sigurisë të SHBA (NSA) për të vjedhur të dhëna përmes lidhjeve të internetit.
Hetimi i ri i kryer nga Radio e Danimarkës, me disa media evropiane pretendon se NSA arriti të lexojë mesazhet dhe bisedat telefonike të një numri politikanësh të tjerë kryesorë dhe sipas tyre një gjë e tillë është konfirmuar nga të paktën nëntë vende.
Ministrja e Mbrojtjes së Danimarkës Trine Bramsen, i tha DR se “përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është i papranueshëm”.
Ligjvënësi danez Karsten Hoenge tha të hënën se do të ketë një senacë pyetjesh dhe kërkesë llogarie për qeverinë.
“Qeveria duhet të shpjegojë se si Danimarka, ka arritur ta bëjë vetën një vegël për shërbim të inteligjencës amerikane dhe çfarë do të thotë kjo për bashkëpunimin me vendet fqinje,” tha ai.
Franca tha më herët deklaroi se akuzat ishin “jashtëzakonisht serioze” nëse provohen.
“Është jashtëzakonisht serioze, ne duhet të shohim nëse partnerët tanë në BE, danezët, kanë kryer gabime në bashkëpunimin e tyre me shërbimet amerikane,” tha Ministri i Evropës i Francës, Clement Beaune, për radion France Info.
Ai tha se faktet së pari duhet të “verifikohen” dhe pastaj duhet të nxirren konkluzione sa i përket bashkëpunimit.
Suedia ka komentuar gjithashtu mbi raportin ku Ministri i Mbrojtjes Peter Hulqvistsaying tha se ata do të dëshironin të merrnim informacion të plotë dhe të shikonim të gjitha kartat në tryezë për këtë çështje.
Raporti vjen në një kohë kritike për bashkëpunimin transatlantik, vetëm dy javë para se Presidenti i SHBA Joe Biden do të vizitojë Evropën për herë të parë që kur ai mori detyrën me rastin e një samiti të G7.
Transmetuesi publik danez Danmarks Radio (DR) në një raport të bërë publik ditën e djeshme deklaron se midis viteve 2012 dhe 2014 Shërbimi Informativ i Mbrojtjes Danez ndihmoi Agjencinë e Kombëtare të Sigurisë të SHBA (NSA) për të vjedhur të dhëna përmes lidhjeve të internetit.
Hetimi i ri i kryer nga Radio e Danimarkës, me disa media evropiane pretendon se NSA arriti të lexojë mesazhet dhe bisedat telefonike të një numri politikanësh të tjerë kryesorë dhe sipas tyre një gjë e tillë është konfirmuar nga të paktën nëntë vend. Sipas raportit, Merkel ishte midis zyrtarëve që përgjoheshin. Për të parën herë në 2013 Edward Snowden pretendoi se Uashingtoni kishte përgjuar telefonin e Merkelit në 2013, një pretendim që nuk u mohua plotësisht nga Shtëpia e Bardhë.
Raporti i mediave daneze, shërbimi sekret danez ndihmoi SHBA për të përgjuar zyrtarët e lartë europianë
Shërbimi sekret danez ka ndihmuar SHBA të spiunojnë politikanët evropianë, përfshirë Kancelaren gjermane Angela Merkel nga 2012 në 2014, raportojnë mediat daneze.
Zbulimi se SHBA kishin spiunuar aleatët e saj u përmend për herë të parë në 2013, por vetëm tani gazetarët kanë fituar qasje në raporte që detajojnë mbështetjen që Shërbimi Informativ i Mbrojtjes Danez i ka dhënë Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Në 2013, në sekretet e zbuluara nga Edward Snowden u pretendua se telefoni I kancelares gjermane ishte përgjuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA, në atë kohë Shtëpia e Bardhë tha se telefoni i kancelares nuk ishte duke u përgjuar dhe nuk do të ishte as në të ardhmen.
Megjithatë në këtë raport thuhet se jo vetëm kancelarja gjermane, por edhe presidenti Frank Walter Steinmeier dhe zyrtarë të tjerë.
Në këtë raport të ri të ndarë me disa agjenci evropiane të lajmeve, Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thuhet se ka hyrë në mesazhet me tekst dhe bisedat telefonike të një numri politikanësh kryesorë në disa vende evropiane duke përdorur kabllot daneze të internetit në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës daneze.
Ministria e mbrojtjes e Danimarkës ende nuk ka dhënë komente për këtë zhvillim të fundit.