Sllavizimi i kishave shqiptaro-bizantine të Kosovës, projekte të hershme të Serbisë

Falsifikimet e Akademisë së Shkencave të Serbisë në formë sistematike që i përdorin elitat e inteligjencës serbe të formuluara si “argumente historike” të krijuara nga qendrat pansllave, shërbejnë si dëshmi për të treguar “të drejtën historike” dhe ta shtrojnë rrugën për arsyetimin e politikës së tyre ekspansioniste, presektimin e vazhdueshëm në kohë paqeje, duke e përdorur kurdoherë gjenocidin dhe spastrimin etnik në kohën e luftërave në dëm të shqiptarëve, të cilët përfaqësojnë “muzën e gjallë” të kulturës botërore.

Shkruan: Faton B. Mehmetaj

Nga ky invasion serbosllav i inteligjencës serbo-ruse që ka filluar ta dominoi Ballkanin Perëndimor me theks të veçantë janë sulmuar kisha të ritit ortodoks bizantin shqiptar të cilat element serb përvetësoi si të tilla, edhe pse serbët në përgjithësi nuk kanë një kulturë të tyre origjinale e aq më pak histori, sepse dihet kush është populli autokton dhe më i vjetri i Gadishullit Ilirik (shqiptarët) dhe kush është i ardhur (serbët).

Nuk dua të kthehem prapa në histori, por për të treguar kush janë serbët duhet parë gjatë dy shekujve të fundit gjenocidin që e kanë bërë mbi popullin shqiptar, dëbimet masive për ta shpopulluar popullatën vendase dhe në vend të tyre e vendosën popullatën serbo-sllave.

Vazhdimisht si popull i egër që ishte një pjesë e popullatës, me theks të veçantë nga periudha e Dushanit i konvertojnë ritin ortodoks sllav duke përfshirë këtu edhe elementin ortodoks shqiptar dhe kuptohet edhe atë të krishterë. Ky konvertim që bëhej ndaj popullit shqiptar me qëllime asimiluese zgjatë nga ajo kohë deri në vitin 1989 kur Sllobodan Millosheviqit erdhi në Gazimestan për ta shënuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës e që edhe ky është një fakt tjetër që tregon se serbët nuk kanë histori të vetën në Kosovë, prandaj i festojnë betejat e të tjerëve si të tyre për ta përvetësuar historinë me argumentin e forcës. Serbët ishin në aleancë me turqit.

Madje për tu dukur shumë në atë tubim pjesa dërmuese e serbëve pjesëmarrës u sollën nga Serbia me dhunë sepse në Kosovë elementi minoritar duke përfshirë këtu edhe serbët ishin tejet pak, më pa se 0, 1 për qind. Për ta bërë historinë e tyre dhe më minore, ata ndërtuan në atë kohë disa kisha në pjesë të ndryshme të Kosovës, e në mesin e tyre ndërtuan edhe atë në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, kisha këto të cilat kurrë nuk u funksionalizuan sepse ishin pa identitet, nuk ishin kisha por makete politike.

Liderët serb për ta mbajtur popullin më afër Kosovës sajuan disa slogane krejt false si: “Jetën e japim Kosovën se japim” apo “Kosova është Serbi” e ngjashëm parulla këto që i nxitën shumë njerëz për të ardhur në Kosovë në luftën e fundit për të bërë gjenocid dhe spastrim etnik. Edhe përkundër kësaj barbarie të makinerisë ushtarake serbe nuk u arrit asgjë, sepse populli serb ishte pushtues dhe nuk ishte në vendin e vet.

Për këtë arsye Sllobodan Millosheviqi si president i Serbisë brenda Jugosllavisë nga viti 1989-1997, por edhe si president i Republikës Federale të Jugosllavisë nga viti 1997 deri në vitin 2000, i cili njihet edhe si kasapi i Ballkanit, më 28 qershor 2001 u ekstradua në Hagë, i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ai u bë kreu i parë në detyrë i shtetit që u akuzua për krime lufte. Edhe pse i ndihmuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë për të gjitha të bëmat në ish-Jugosllavi me qëllim të formimit të Serbisë së Madhe ashtu siç parashihet edhe në librin “Memorandumi për Kosovë e Metohi” i botuar nga kisha ortodokse serbe, Millosheviqi së bashku më Akademikët dhe Kishën Ortodokse e humbën betejën.

Kjo tregon se lufta e Akademisë serbe për ta përvetësuar një pjesë të historisë sonë ishte e gjatë, por e pasuksesshme. Tendencat pushtuese ishin rishfaqur pas vitit 1878  edhe në vitin 1912, kur Serbia me fuqi të madhe ushtarake, e armatim modern rus të kohës, e okupoi Kosovën përkohësisht. Tendenca tjetër e okupimit të Kosovës nga Serbia u bëmë 8-10 korrik 1945 në Kuvendin e Prizrenit. Ky kuvend duhet theksuar se nuk ishte as i pari e as i fundit, i cili solli vendime që Kosova të aneksohej nga Serbia e Jugosllavia. Duhet cekur se aneksimi nga kjo njësi federale kishte filluar qysh më herët, ndërsa nga ky Kuvend pushtetarët jugosllavë kërkonin formalisht vetëm një “verdikt të popullit”.

Tendencat e Serbisë për ta okupuar Kosovën vazhduan edhe më 23 Mars 1989, kur Serbia me trysninë e tankeve të ushtrisë jugosllave dhe terrorin e tejskajshëm të policisë, suprimoi autonominë e Kosovës të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974 me të cilën shqiptarët kishin fituar statusin më të lartë politik e juridik deri atëherë në kuadër të federatës jugosllave. Për ta kamufluar këtë terror ndaj popullsisë së qetë shqiptare, qeveria e Beogradit deklaronte se kjo është vetëm “reformë agrare”, “aksion”, “aksion kundër komitëve dhe armiqve të shtetit” etj. Në emër të kësaj, Kosova u kolonizua, u dogj, u grabit, shkatërruar dhe u tjetërsua çdo gjë që e argumentonte të kaluarën tonë dhe lashtësinë e autoktonisë në Gadishullin Ilirik që tash së voni quhet Ballkanik.
Serbia në asnjë kohë nuk ka mundur ta gjëj madje asnjë dokument që e dokumenton autoktoninë e vet në këto troje. I vetmi dokument i tyre ka qenë gënjeshtra dhe dezinformimi, për mes të cilit kanë mbijetuar deri më sot. Kjo armë e egër e Serbisë ka funksionuar deri vonë për shkak se Serbia nuk i lejonte shqiptarët që t’i hapnin shkollat e tyre. Për shkak të këtyre rrethanave serbët krijuan lehtësisht mitet e tyre të rrejshme. Ata, këto mite të historisë i shfrytëzuan për mashtrim, dezinformim, nënshtrim dhe shkatërrim të vlerave tradicionale të popullit shqiptar. Shumë kohë shkrime mbi historinë tonë të lavdishme u shkruan, jo nga ne, por sipas dëshirës së sundimtarëve-pushtueseve.

Prandaj dezinformimi historikisht u bë vegël në shërbim të aspiratave të kishës ortodokse serbe dhe Akademisë së Arteve të Serbisë. Këta “akademik” shpikën në studimet e tyre duke blerë edhe studiues të haj, për ta forcuar idenë e tyre mbi historiografinë e Kosovës që ka të bëj me origjinalitetin e kishave ortodokse shqiptare, duke mohuar ndërtuesit e tyre bizantin dhe origjinën autoktone të këtyre kishave, për ti arsyetuar uzurpuesit e këtyre kishave që ishin serbët. Këta gjatë gjithë historisë lidhën aleanca të forta me rusët dhe turqit për ti dëmtuar shqiptarët. Bashkëpunimi sllavo-otoman zgjati një kohë të gjatë, në fillim si vasal dhe aleat, sa edhe gjatë shek. 16-të kur Mehmet Pasha Sokoloviqi emëroi vëllanë e tij, Makarie Sokolloviqin për patrik dhe rivendosi selinë në vitin 1557.

Kjo qe lëshuar gjatë kryengritjes shqiptare nënë udhëheqjen e Pjetër Bogdanit kundër otomanëve, kur Patriku Arsenije Çernojeviq u shpërngul së bashku me shqiptarët në veri në vitin 1690. Ata lansuan teza të llojllojshme në shtypin ndërkombëtar dhe vendorë kundër shqiptarëve duke u mbështetur në paragjykime dhe duke përdorur epitete të natyrave jo etike siç janë: “Shqiptarët e egër”, “pushtuesit shqiptar”, “terroristët shqiptarë”, etj. Me kalimin e kohës “akademiket” shpikën tezen se Kosova është Jerusalem i Serbisë edhe pse në Kosovë nëntëdhjetë për qind e 2.2 milionë të popullatës së Kosovës janë shqiptarë etnik (qysh nga koha parahistorike).

Akademikët serb  kishin zgjedhë më të mirin prej tyre Radivoje Papoviçin, një kolonist serb nga Hercegovina (student me nota më të ulëta, pa magjistraturë fitoj titullin doktor, alkoolist i madh dhe shkencëtar sharlatan, biolog që u bë rektor i Universitetit serb të Prishtinës në vitin 1991 vetëm pse i shante dhe fyente shqiptarët publikisht duke e shpërfaqur pa kurrfarë rezerve gjuhën e urrejtjes kundër popullit shqiptar. Në këto baza të urrejtjes pansllave kundër shqiptarëve qëndronte edhe “Memorandumi” i Akademisë serbe të shkencave më 1986, i cili në të vërtetë përfaqësonte një version të sintetizuar të të gjitha Projekteve të mëparshme për spastrimin etnik (gjenocidin) në Gadishullin e Ilirisë qysh nga shekulli 19-të.

Gjatë sundimit të Perandorit Komneni shumë kisha të Kosovës qenë rindërtuar, qëndrojnë edhe në ditët tona duke përfshirë Shinkollin në Pejë (e ashtuquajturat patriakat), Shën Mëria në Prizren, kishë kjo albano-bizantine me dekorimet e saj është më origjinalja mes kishave. Në pjesën kryesore të kishës, në mesin e zbukurimeve më tërheqëse janë dy shqiponja dykrerëshe të ngjyrës së kuqe që mbizotërojnë altarin me madhështinë e tyre në brendësinë rrethore. Kuptohet shqiponja dykrerëshe është simbol pellazgo-ilir dhe bizantino-shqiptar. Pastaj Kisha e Ulpianës afër Prishtinës, Kishën e Damianit.

Disa kisha u ndërtuan për të shenjtin e tyre të Kosovës,siç është shenjti shqiptar Shën Kolli i kohës bizantine (Shin Kolli). Kisha u ngrit mu në rrëzën e Alpeve të larta shqiptare të Dukagjinit pranë Bistricës dhe në hyrje të Grykës së Rugovës.

Festa e këtij shenjti është festuar me shekuj në anët tona. Kurse në literaturën sllave kisha quhet Patrikana e Pejës, ky emërtim u arrit në kohën e familjes Nemanja. Kishat ortodokse të Kosovës qenë themeluar ndër shqiptarë shumë më herët  se ardhja e serbëve, madje mijëra vjet më parë, sepse ata kur erdhën këndej ishin barbarë. Këtu duhet përmendur kishën ortodokse të Pejës që tradicionalisht është quajtur Shinkolla ose Kollashin d.m.th Shën Nikolla nga shqiptarët (sipas personalitetit udhëheqës të traditës krishtere shqiptare i cili është i varrosur në pjesën jugore të kishës).

Në Shqipëri Shën Kolli ishte shenjtori më i popullarizuar dhe ka më shumë kisha e institucione fetare pas Zojës së Bekuar, ndërsa në Kosovë është vetëm një kishë kushtuar këtij shenjtori, në Janjevë , vendbanim i cili për herë të parë zihet në gojë në vitin 1303 nga Papa Benedikti XII si qendër katolike. Megjithatë, shumë familje katolike anembanë Kosovës (Selmani, Mrijaj, Gjinaj, Nikollaj, Përgjoka, Karrica, Paloka, Gojani, Curri, Spaqi, Gjonlleshaj) e festojnë ditën e Shënkollit si festë familjare. Numri i shqiptarëve ortodoks nuk është i vogël, ky numër sillet rreth 4.000.000, prej tyre 1.000.000 jetojnë në Shqipëri dhe Greqi, 2.000.000 jetojnë në Itali, enklava me shqiptar ortodoks ka edhe në Bullgari, Ukrainë, Rusi etj. Një numër i madh i shqiptarëve ortodoks ishte edhe në Maqedoni por që sistemi sllavo-komunist i asimiloi gradualisht por që pas fillimit të epokës së demokracisë ata kanë filluar të kthehen në identitetin e vjetër (në shqiptar ortodoks). Në Greqi jetojnë rreth 3 milionë “arvanit”, që banojnë në 696 katunde dhe 15 krahina. Edhe në Mal të Zi kishte shumë shqiptarë ortodoks, një pjesë e madhe e Malit të Zi. Brendia e këtyre kishave qe dekoruar me simbolizmin tradicional ortodoks shqiptar dhe perandorak të kohës, të mbizotëruar nga shqiponja dykrerëshe e trashëguar nga Justin Jani, e që nën sundimin otoman pas Luftës së Kosovës, kur serbët qenë në aleancë me turq sikurse tash që janë rreshtuar me rus, simbolizmi dhe shkrimi qe ndërruar sistematikisht. Me 3mars 1878, një traktat paqe u nënshkrua nga ana e ruse dhe perandoria otomane në Shën Stefan që përfundoi Luftën ruso-otomane të viteve 1876-78. Si pasojë e kësaj marrëveshjeje në dëm të shqiptarëve autokton, filloj një egzod i madh nën trysninë e ushtrisë serbe, me tërheqjen e popullatës shqiptare nga Dardania Lindore (Regjioni i Toplicës me qendër urbane në Nish). Rreth 600 vendbanime shqiptare qenë djegure rrënuar nga barbarizmi i ushtrisë serbe dhe ruse, duke e copëtuar dhe sakatosur etnikumin shqiptar. Sipas akademikut Josip Rogliq i cili thotë se: “E tërë terminologjia gjeomorfologjke dhe emrat gjeografik të Gadishullit Ilirik i takojnë gjuhës Ilire”. Madje Iliria ka edhe martirët e parë të krishterimit, Florin dhe Laurin nga Ulpiana, kryeqendra e Dardanisë afër Prishtinës të cilët u vranë gjatë sundimit të Hadrianit (117-138). Ne mesin e emrave të të shenjtëve që kanë mbetur si emër-vende është edhe Mitrovica, që lidhet me shenjtërinë e famshme Shmitrin (Shën Mitrin-Shën Dhimitri) që u martirizua në Simium të Dardanisë Veriore ose Moezisë, ku ishte selia e Perandorisë Romake rreth dyqind vjet. Kisha e Shën Dhimitrit në Dardaninë veriore, që tani mbanë emrin Mitrovica me gjasë u shkatërrua me depërtimin e hordhive barbare rreth shekullit 11. Në pjesën qendrore të respublica-Ulpiana, qëndrojnë themelet e Bazilikës, që njihet qysh nga kohërat Romake. Prefekti i Ilirikumit, Leontini themeloi këtë kult duke ngritur për nderë të tij një kishë të madhe në Selanik në shekullin 6-të. Në Gadishullin e Ilirisë janë ngritur më se 200 kisha për nder të tij. Edhe sot e kësaj dite shqiptarët e festojnë festën e Shmitrit e cila është festë edhe e komunitetit shqiptarë mysliman. Në Deçan me rrethinë festa e Shmitrit festohet nga komuniteti katolik dhe mysliman. Madje në fshatin Belle festa e Shmitrit ishte ndër festat kryesore të vitit.

Meqenëse jemi tek ortodoksizmi shqiptarë këtu një vend të madh e zë Konstandini i Madh i cili e ktheu perandorinë pagane në perandori krishtere, kurse Justiniani i Madh ia dha trajtën përfundimtare duke ndërtuar Shën Sofinë në Konstandinopojë. Krishterimi ishte bërthama e jetës bizantine, duke nxjerrë fuqinë e saj nga Zoti. Krishti si “Pantikrator” është figura e gjithëfuqishme që vendosej në qëndër të kupës. Pra në mesin e figurave të ndritura të Ilirisë është edhe Konstandini i Madh, perandori romak, i cili së bashku me Dioklecionin ndërtoi Konstandinopojën, kryeqendrën e qytetërimit perëndimor për 1.000 vjet. Dimitrije Tucoviçi, Kosta Novakoviçi, Dushan Popoviçi, Dragisha Lapçeviçi, e të tjerë që, gjatë viteve 1912-13, e pranuan hapur dhe u deklaruan botërisht se Serbia e kishte pushtuar Kosovën, madje ata kundërshtuan krimet e llahtarshme të shtetit serb ndaj popullatës së pafajshme civile shqiptare në Kosovë. Për fat të keq, këto krime u përsëritën fill pas Luftës së Parë Botërore, më 1918-1919, pastaj gjatë periudhës mes dy luftërave botërore, në fund të Luftës së Dytë Botërore (1944-1945), pastaj gjatë viteve 1946-1966, e rishtazi edhe gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar (1989-1999), u pa haptazi se Serbia e donte Kosovën pa shqiptar, për këtë arsyeje ushtroi gjenocid, vrasje në masë dhe shkatërroj çdo gjë që ishte shqiptare.

Arbanasit-shqiptarët e pranuan krishterimin qysh në shekullin e parë, kur komunitetet tjera nuk ekzistonin apo ishin pagan. Kisha serbe dhe ajo greke bënë një luftë të gjatë dhe pa kompromise kundër popullit shqiptarë gjatë gjithë historisë e që kjo luftë vazhdon edhe sot. Në ketë kontest Justiniani i Madh, emri i vërtet i tij (Petrus Seblatius), zmbrapsi depërtimin  e barbarëve sllav në vitet 550-551 të cilët si barbar që ishin shkaktuan dëme të mëdha. Siç dihet aktiviteti kishtar i Justinianit të Madh veçohet me mësimin ortodoks, që është dëshmuar më ngritjen e kishave dhe shumë vendeve të bamirësisë. Ai është i njohur për riorganizimin administrativ dhe kishtarë por edhe për mbishkrimin e kodifikimit të ligjeve të njohura si Codex Justinianus (534). Këtu duhet përmendur një të dhënë të studiuesit P.Slijepçeviq i cili mes tjerash thotë: “Serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari as në artin e pikturës” pra të zbukurimit të kishave. Kështu, në qytetin e vjetër të Ohrit, në vitin 1295, ishte fisniku shqiptar dhe gjenerali i ushtrisë bizantine Progon Zguro i cili e ndërtoi njërën nga kishat më të bukura  të Ohrit-Kishën e Shën Klementit, të njohur si Nëna e Shenjtë e Zotit-Perivleptos. Progon Zguro ishte dhëndër i perandorit bizantin Andremakut të II-të Paleolog. Zguroja ishte baxhanak me mbretin serb Millutin Nemanjiq, i cili gjithashtu ishte i martuar me Simonidën, kur ajo ishte ende fëmijë, në moshën tetëvjeçare, ndërsa Millutini ishte plak dhe ishte martuar tri herë më parë. Millutinie kishte verbuar djalin e vet Stefanin “pa kurrfarë hetimesh gjyqësore”, që u ngrit kundër të atit për të marrë fronin. Stefanin e përmbysi biri i tij Dushani, duke u ngritur në fortesën e Zveçanit, dhe kështu me radhë. Edhe pse ndodhi kështu kisha ortodokse të gjithë këta i shpalli të shenjtë”.

Mirëpo në këto kohëra shumë prijës shqiptar siç u pa edhe më lartë e kishin mbështetjen e udhëheqësve me ndikim të Konstantinopojës. Kështu që në vitin 319-të, tre vëllezërit Muzakaj, Mentuli “kont i Këlcyrës”, Andrea “marshall i mbretërisë së Arbërisë dhe Teodori “protosebast” ishin bashkuar në një koalicion të gjerë kundër mbretit të Serbisë, Uroshit të II-të. Ky koalicion që drejtuar nga Papa Joani XXII. Në vitin 1330 Adrea u bë i pari i shtëpisë së Muzakajve. Ai kishte fituar aq famë e ndikim saqë perandori i Bizantit, Andronik II Paleolog, i dha atij titullin e lartë të despotit. Pas rënës së Perandorisë Bizantine, Andrea Muzaka i theu forcat e kralit serb Vukashin në malet e Peristerit dhe po atë kohë ai rrëmbeu Mark Kraleviqit qytetin e Kosturit. Në këtë qytet Muzakajt ngritën një kishë, Shën Athanasin e Muzakajve, të zbukuruar me afreske shumë cilësore, e cila ruhet ende sot. Siç u tha më lartë, afër Prishtinës, në fshatin Graçanicë, gjendet manastiri i vjetër po më këtë emër, ku ka qenë selia e arqipeshkvit të Lipjanit qysh në kohën e sundimit të Bizantit në këto vise dhe ishte ndërtuar në vitin 930.
Mbreti Millutin Nemanjiq e ka meremetuar e rindërtuar këtë manastir në gjysmën e parë të shekullit XIV, por ndryshime të tjera arkitektonike janë bërë në këtë manastir gjatë disa shekujsh. Për pikturimin e afreskeve të Graçanicës sunduesi serb kishte angazhuar të njëjtit piktor shqiptar që i kishte angazhuar fisniku shqiptar Progon Zguro për zbukurimin e kishës së Ohrit-Mëhill Astrapën dhe Eutihun. Vlen të ceket se Millutini ka rindërtuar edhe disa kisha të tjera, gjithashtu me vlerë të madhe arkitektonike, si p.sh. manastirin Banjska afër Mitrovicës dhe kishën e Zojës së Bekuar (Shna-Prendës) në Prizren (Sveta Peta, Levishka), e cila ka ekzistuar si e tillë edhe para ardhjes së Nemanjiqëve në këto vise (ashtu si Graçanica). Kështu që Millutini kishës së (Shna-Prendës) në Prizren pasi e kishte marrë për vete, ja kishte rregulluar kulmin.

Sidoqoftë shqiptarët kanë një histori të fuqishme, janë raca më e vjetër në Evropë (W. Peacock), kanë gjuhën më të vjetër në Evropë, gjuhën unikate me numër rekord shkronjash (36 sosh), dhe janë të parët që e pranuan krishterimin në Evropë. Pas ndarjes së kishës bizantine nga Roma në vitin 1054, krishterimi u nda në kishën ortodokse bizantine në lindje dhe kishën katolike në perëndim. Kjo ndarje ndodhi siç dihet për shkak të mospajtimeve doktrinare. Por krahina e Dardanisë gjegjësisht Albania duke qenë e vendosur në mes përplasjeve të lindjes dhe perëndimit, kishat kontestuese u bënë zonë ku Konstantinopoja dhe Vatikani ushtruan rivalitetin e tyre. Në fillim të shek. 12, në Albani ekzistonin 20 peshkopata. Peshkopatat e Shqipërisë Veriore vareshin nga Arqipeshkvia e Tivarit, ato të Shqipërisë Qendrore vareshin nga Metropoli i Durrësit derisa ato të Shqipërisë së Jugore nga Arqipeshkvia e Ohrit. (Këto dy të fundit ishin të lidhura me Patrtikanën e Konstantinopojës).

Peshkopët duke qenë nënë akuzat e Papës nga Roma, ose nga Patriku nga Konstantinopoja, ndërronin ritin e tyre sipas situatës politike, duke u luhatur nga katolicizmi në ortodoksizëm dhe vice-versa. Në shekullin 11-të Prizreni ishte seli e ipeshkvisë bizantine.

Në vitin 1557, si shpërblim për kontributin që dhanë serbët për pushtimin e Hungarisë, Sulltaninën ndikimin e Mehmet Pashë Sokoloviqit, u mundësoi atyre (serbëve) të kenë patrikanën e tyre me seli në Pejë, që kishte juridiksionin mbi Maqedoninë, Bullgarinë lindore, Zetën dhe Bosnjë. Me pak fjalë Kishat ortodokse të Kosovës pa kurrfarë kundërshtimi janë monumente shpirtërore shqiptare, që u shfrytëzuan për qëllime të këqija nga okupuesit.

No description available.

Mbishkrimin e Fra Vita Kuçit mbi dyert e Manastirit të Deçanit, i pari e ka publikuar Jovan Rajić në historinë e tij (J. Rajić, Nav. delo, II, 581) e pas tij shumë autorë të tjerë. Kosta Jireçek-Radoniq, IstorijaSrba, II, Beo- grad, 1978. Kalki i mbishkrimit është paraqitur në “Istorija srpsko gnaroda, I, Beograd, 1981, f. 644”. Kurse në studimin më të vonë të G. Subotiqi, i cili merret si kronisti kryesor i jetëshkrimeve të Deçanit (kishës së Deçanit), tregon për vërtetësinë e ndërtimit të objektit të kishës që është përfunduar në sezonën e vjeshtës së vitit 1334. F. Mehmetaj, Deçani nëpër shekuj, Prishtinë 2020)

Me të njëjtin profil është edhe Kisha e Deçanit një manastir i vjetër liro-arbrorë që më vonë u uzurpua nga Dushani dhe suita e tij si shumica e kishave të vjetra shqiptare të cilat u përvetësuan nga serbët pasi u vendosën në këto hapësira. Manastiri i Deçanit u quaj edhe Kisha e Gashit, ngase pjesëtarët e këtij fisi e ruajtën këtë kishë me qindra vjet.

No description available.

Manastiri Iliro-Arbëror i Deçanit

Duhet përmendur se pjesëtarët e fisit të Gashit i përkasin tri religjioneve, si p.sh, në regjionin e Pejës këtë mbiemër e mbajnë familjet myslimane, katolike dhe ortodokse (Gashiq-i).Këtu studiuesi Slijepçeviq, duke folur mbi ndërtimin e kishës së Ulpianës (Graçanicës) thot: “Në të vërtetë, sipas shënimeve historike, ky manastir ka ekzistuar më parë, sikurse faltoret tjera para së të vinin sllavët”. Kisha e Ulpianës është një katedrale dhe arqipeshkvi e vjetër dhe madhështore bizantine në Dardani për një kohë të gjatë gjysh nga mesjeta e hershme. Pra objektet e përmendura më parë siç janë kisha në Lipjan, Graçanicë dhe Zonja Prene (Ljevishka) në Prizren etj, u përkasin objekteve të ndërtuara qysh gjatë shek. të VI-të dhe të VII-të ose ato të shek. të IX-të dhe të XI-të. Lidhur më këtë akademiku, D. Bogdanoviq, tregon se, dy qytete bizantine që i okupoi Stefan Nemanja, Prizrenin dhe Lipjanin, aso kohe ishin qendra fetare. Po ashtu, V. Markoviq, tregon edhe se, mbreti Millutini (1282-1321) nuk ndërtoi asnjë manastir të ri, ai vetëm i rindërtoi manastiret e vjetra që ishin aty. Edhe në Kartën e Stefan Deçanit (burim mesjetar serb i shek. të XIV-të) thuhet se: “Kisha e Shën Prenës ka ekzistuar që nga kohërat e mbretërve të stërlashtë”.

Një kishë tjetër e lashtë pak e përmendur është Kisha e Argjentarisë ose e Nova Bërdës, kjo kishë sot gjendet nënë gërmadhat, me siguri që nga koha e invadimeve të barbarëve. Këtu duhet përmendur edhe Kishën e Zveçanit e ndërtuar pranë kalas ilire që vazhdon të jetë fortesë bizantine vis-a-vis depërtimeve barbare për një kohë të gjatë. Ajo qëndron mbi Mitrovicë (ku gjendet faltorja kushtuar shëmitrit-Shën Mitrit ose Dhimitrit). Festën e Shmitrit e festojnë edhe sot e kësaj dite myslimanët edhe të krishterët në gjithë Kosovë.

No description available.

Kisha e Shën Premtës ose Xhamia e Xhumasë është një kishe dhe ish-xhami e vjetër në qytetin e Prizrenit. Ajo është uzurpuar dhe meremetuar në vitin 1306 nga Shtjefën Millutini, pasi kishte qenë më parë kishë latine. Mori statusin xhami në vitin 1455 nga Sulltan Mehmet FatihuMë 1306-1307”, Shën Premtja, Shën Prena vihet mbi themelet e një tempulli pagan të kushtuar hyjneshës ilire të pjellshmërisë dhe të lindjes, e cila u shërbeu banorëve dardanë, pastaj si bazilikë bizantine, kurse me ardhjen e serbëve Millutini e renovon në kishë ortodokse serbe të cilës edhe emri i përshtatet në Sveta Petka: kurse Bogotodica Levishka, lidhet me rrjedhën e mëhershme të lumit, i cili kalonte nga ana e majtë. Kurse me ardhjen e osmanlinjve, adaptohet në xhami të emërtuar si Xhuma Xhamia – Atëk Xhami.

Si kala Zveçani ishte rindërtuar dhe zgjeruar gjatë kohës së Justinianit të Madh, si pjesë e vijës mbrojtëse të Dardanisë, si parapërgatitëse kundër depërtimeve eventuale të barbarëve. Më vonë elementi serb u mbështet fuqishëm edhe nga Rusia, në këto rrethana popat nga Rusia filluan të vinin dhe të ndaleshin në Kishat ortodokse të Kosovës. Kjo ardhje e popave është pasojë e një marrëveshjeje të arritur nga Sulltan Sylejmani i I-rë me rusët që është arritur nënë ndikimin e Roksanës gruas së tij, që ishte me origjinë sllave.

Nga këto “restaurime” në brendësinë e kishave shpëtoi vetëm Shën Mëria e Pizrenit, meqë u shndërrua në Xhami herët me ardhjen e otomanëve.  Kjo u hedh në dritë pas restaurimit të saj nga xhamia në kishë pas vitit 1950. Rreth këtyre kontesteve F. S. Noli shkruante: “Fakti se shqiptarët kanë qenë të krishterë, para pushtimit otoman, heshtet. Shumë nga kishat dhe manastiret në Kosovë datojnë qysh nga koha  kur, para serbëve, vendin e zotëronin bullgarët, ndërsa shqiptarët  kishin po të njëjtin besim”. Serbët duke i vënë në lëvizje të gjitha forcat diplomatike të kohës arritën një ujdi e bashkëpunim më otomanët që vazhdojë deri në kohërat e vona, kurse shqiptarët u diskriminuan dhe shkatërruan prej dy palëve, por mbijetuan dhe dolën triumfues sepse e drejta njerëzore dhe historike ishte në anën e tyre. (Fund)

No description available.

Kulti i Shën Angjelinës shqiptare: Angjelina ishte e bija e princit të famshëm shqiptar Gjergj Arianiti dhe e motra e Donikës, gruas së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit. Princërit shqiptarë të mesjetës shquheshin edhe për lidhjet e tyre me kishat dhe manastiret. Kult i Shën Angjelinës ka vazhduar për pesë shekuj dhe ka depërtuar edhe tek serbët. Shqiptarët deri në kohët e vona, por edhe sot, varrin e Dushanit e konsiderojnë si varr të mirë – me karakter shenjtor, si të vetin, sepse ai ishte me origjinë shqiptare, mirëpo pasi ai merr fenë ortodokse, konceptet politiko-shoqërore ndryshojnë nga ato të fesë katolike sikurse do të ndryshojnë konceptet e shumë prijësve shqiptarë pas ardhjes së Turqisë në Ballkan.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.