Kompania që ka kontraktuar Gazeta Express dhe T7 për të bërë një sondazh në Kosovë, ka dalë me rezultatet e para. Gjatë mbrëmjes së sotme është publikuar edhe një sondazh i ri. Është Klani që e ka publikuar sondazhi e ri, ku prin VV-j
Në sondazhin e Gazetës Express dhe T7, prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me pak mbi 50% të votave. E pasuar nga PDK’ja dhe LDK’ja.
Rezultatin e sondazhit e gjeni më poshtë.
VV: 50.83%
PDK: 16.94%
LDK: 15.97%
AAK: 6.98%
Nisma: 2.95%
Gjatë mbrëmjes së sotme është publikuar edhe një sondazh i ri.
Është Klani që e ka publikuar sondazhi e ri, ku prin VV-ja.VV ka 44%, pasuar nga PDK me mbi 20%, e treta renditet LDK me 17%, e katërta AAK me7.15 dhe Nisma që ka një rritje nga java e kaluar, nga 1.5 %, në mbi 3%.
Sipas sondazhit të fundit të PIPOS, Vjosa Osmani është më e preferuara për pozitën e presidentes
Në këtë sondazh, i cili është prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova, nga drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, 42% të të anketuarve e kanë zgjedhur Osmanin.
Murat Jashari sipas këtij sondazhi, është radhitur në vendin e dytë me 20.30%, ndërsa me 16.50% është Vlora Çitaku.
Tutje 9.60% prej të anketuarve e preferojnë dikë tjetër (jashtë emrave të përmendur për pozitën e presidentit). Ndërsa 8.70% prej tyre kanë votuar për Ramush Haradinajn dhe Isa Mustafa ka vetëm 3%.
Albin Kurti, më i pëlqyeri nga kosovarët që të jetë kryeministër
Ndërkaq, sondazhi i fundit i PIPOS thotë se Albin Kurti, është më i pëlqyeri nga kosovarët që të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Të anketuarit në këtë sondazh i cili u prezantua ekskluzivisht në Klan Kosova, radhitin të parin Kurtin me 49,1 përqind të votave.
I dyti në radhë nga ky sondazh si i preferuar për kryeministër të vendit doli, Enver Hoxhaj nga PDK-ja, i cili mori 21.60 përqind të përgjigjeve të të anketuarve.
Avdullah Hoti, i cili është bartës i listës së LDK-së në këto zgjedhje, është i treti në pyetjen se kush do të duhej të bëhet kryeministër i vendit me një përqindje 18.50.
Tutje 6.10% prej të anketuarve e preferojnë dikë tjetër (jashtë emrave të përmendur për pozitën e kryeministrit). Ndërsa 4.70% prej tyre kanë refuzuar të përgjigjen.