Sondazhi i zgjedhjeve: Vetvendosja e Albin Kurtit fiton thellë në Kosovë

Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, ka zhvilluar një sondazh për trendin e preferencave politike para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit del e para me 51.3 për qind duke lënë pas LDK-në (15 3% )dhe PDK-në, 13.2%. AAK e Haradinajt 5.5%.

E treta, dhe me rënien më të madhe del Partia Demokratike e Kosovës me 13.2.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mezi kalon pragun me 5.5 për qind.

Derisa Nisma Socialdemokrate mbetet nën prag me vetëm 1.8 për qind.

Numër mjaft i madh i njerëzve tregojnë se janë të pavendosur me 9.6 për qind.

Kurse 1.3 për qind kanë vendosur të votojnë parti të tjera.

LEXO EDHE:  KQZ publikon shifrat zyrtare/ Ja sa zgjedhës votuan në 30 qershor

Sondazhi ka pasur mostër prej 1035 respodentësh, kurse ka qenë e shtrirë proporcionalisht në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas komentit të Baton Haxhiut në këto rezultate nuk janë parashikuar votat e diasporës që zakonisht e ngrejnë edhe më shumë vetvendosjen dhe që rezikojnë të lënë jashtë parlamentit edhe AAK.

Ky është sondazhi i fundit që lejon ligji deri në exit Pollet e zgjedhjeve të dielën e dytë të shkurtit.

Leave a Comment

Your email address will not be published.