Pikërisht në ditën e sotme , 22 shkurt 1732, lindi George Washington lindi udhëheqësi i luftës revolucionare për pavarësi, ati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti i parë i zgjedhur në bazë të Kushtetutës më 1789. Por Shtetet e Bashkuara ishin krijuar si vend kur 13 kolonitë ratifikuan Artikujt e Konfederatës, disa vite para se Kushtetuta të hynte në fuqi, dhe atëhere Kongresi i Konfederates miratoi John Hanson si presidentin e parë. Historianë thonë se Hanson u zgjodh presidenti i parë i Kongresit të Konfederatës, por jo i Shteteve të Bashkuara (kjo do të thotë se vendi ishte pa president). Nën kryesinë e presidentit Hanson, Kongresi krijoi Departamentin e Thesarit, përcaktoi Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara (vula që presidenti amerikan përdor sot), dhe shpalli te enjtjen e katërt te çdo nëntori si ditë te veçantë për falenderime. Kur presidenti Hanson mori detyrën, një koleg i tij i dërgoi një telegram ku thuhej: “Shkëlqesi, iu uroj për emërimin për postin më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara”. Telegrami ishte nënshkruar nga George Washingtoni.
Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Delaware në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.
Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.
Gjenerali George Washington, para 238 viteve ishte komandanti i Ushtrisë Kontinentale dhe më 4 dhjetor të vitit 1783, u takua me oficerët e tij të lartë në një tavernë të Nju Jork-ut për t’u dhënë lamtumirën. Oficerët ishin të emocionuar ngaqë Gjenerali Washington nuk ishte vetëm komandanti por edhe heroi i tyre.
Historianët thonë se disa nga oficerët e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara. Ata e siguruan se do të kishte edhe mbështetjen e ushtarëve. Washingtoni e hodhi poshtë idenë si të gabuar dhe shtoi se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij në Mount Vernon në Virgjinia.
Megjithatë, katër vjet më vonë ai doli përsëri në skenë jo si sundimtar fuqiplotë por si presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.