SOT SHTATË VITE NË SELANIK TAKUAM GJURMËT E HASAN PRISHTINËS

Dje shënuam 108 vjetorin e çlirimit të Shkupit, si një ngjarje që i parapriu Pavarësisë së Shqipërësië, që ndodhi vetëm pak muaj më vonë, më 28  nëntor 1912.
Çlirimi i Shkupit, ndonëse nuk arriti të përmbush synimet e patriotëve shqiptarë, megjithatë në historiografi njihet si përpjekja e parë, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që të shprehë qartë synimet independiste të shqiptarëve, që si bazament kishin platformën 14 pikëshe të Hasan Prishtinës. 
Kur jemi te Hasan Prishtina, ngjarja e djeshme ndërlidhet edhe me një aktivitet mjaft të rëndësishëm, i pari i këtij lloji në gjithë hapësirën shqiptare. 

Para shtatë vitesh, konkretisht sot shtatë vite, më 13 gusht 2013, u organizua një akademi perkujtimore në shtepinë e HasanPeishtines në Selanik, kushtuar veprës dhe jetës së këtij kolosi tëiombit tonë.

Boshtin organizativ të këtij aktiviteti e përbënin Dr. SkenderAsani dhe unë si si sponzor i rrugëtimit, akomodimit, ushqimit. 
Para se të nisemi për Selanik, kemi marrë një pëlqim nga  Zyragreke ne Shkup, me ç’rast kemi  vendosur kurora lulesh nëvendin e kobshëm, më saktë në kryqëzimin e rrugësVogadgjikou dhe Tsimiskija.

Karvani ynë për në Selanik ishte I gjatë. Atë e përbëninpërfaqësues nga Unuversiteti i Prishtinës (rektori Dr. Ibrahim Gashi, dekani Bujar Dugolli), nga Universiteti i Tetovës dhe iUEJL-së, disa studiues të ITSHKSH, Pjetër Coli veprimtar dheSelim Pacolli. 
Ky aktivitet u mbulua mediatkusht nga një ekip i TVM, program në gjuhën shqipe, si dhe nga gazetari Milaim Zekai cili i ka bërëdisa xhirime nga brendia e shtëpisë së Hasan Prishtinës nëSelanik.

Tani kur e kujtoj këtë ngjarje, më duhet ta pranoj se ende jam nën peshën e emocioneve edhe për faktin se të bashkuar, gjithëne nga viset shqiptare, po e kujtonim një personalitet dhe po e freskonim kujtesën e kombit me bëmat e tij, që ende janëudhërrëfim për gjithë neve, sidomos për politikën dheinstitucionet.

Mehmet Prishtina

Leave a Comment

Your email address will not be published.