Spiunia e Hezbollahut, përkthyesja e Pentagonit, dënohet me 23 vite burg

Përkthyesja e Pentagonit, Mariam Thompson është dënuar para dy ditësh me 23 vjet burg për kalimin e emrave të 8 informatorëve të SHBA në Irak, tek një burrë me lidhje me organizatën e fuqishme libaneze Hezbollah.

Sipas mediave, 62 vjecarja Mariam Thompson, ka pranuar kalimin e informacioneve të klasifikuara te një qytetar libanez, por ka thënë se ka rënë pre e mashtrimit dhe ai kishte përfituar nga ajo.

Përkthyesja tha se u dashurua me të ndërkohë qē punonte për shëbimet sekrete me forcat amerikane në Erbil, kryeqyteti i rajonit kurd të Irakut, në dhjetor 2019 dhe kishte akses sigurie të nivelit të lartë.

“Unë e pranoj plotësisht përgjegjësinë për veprimet e mia. Unë nuk jam krenare për atë që kam bërë dhe jam e mbushur me trishtim dhe keqardhje për atë që ndodhi. Unë kisha nevojë për dashuri dhe ai më premtoi shumë dashuri. Ai më bëri të ëndërroj për të ardhmen e qeshur, nuk e dija që të gjitha ishin gënjeshtra dhe se ai thjesht po përfitonte nga unë për të arritur qëllimet e tij. Kur zbulova gënjeshtrat e tij, u ndala, por ishte tepër vonë”– tha ajo.

Pas ngjarjes së bujshme të 3 janarit 2020, ku u vra Gjeneral Qassem Soleimani, si dhe Abu Mahdi al-Muhandis, kontakti i Thompson i kërkoi asaj informacion mbi personat që kishin ndihmuar SHBA të realizonte sulmet. Gruaja kaloi të dhënat për informatorët e SHBA, mes të cilëve dhe emrat e vërtetë të tetë kontakteve sekrete.

Leave a Comment

Your email address will not be published.