Vendimi i të mërkurës i qeverisë së Kosovës, më të cilën shtesat që pensionistët i kishin marrë më herët u ulën për 20 euro nxiti reagime të shumta. Mirëpo në një sqarim nga qeveria e Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se këto shtesa janë për një vit për dallim nga qeveria e kaluar që shtesat në pagë për shkak të pandemisë në pakon pë rimëkëmbjee që ishte 30 euro i kishte dhënë vetëm për tre muaj.
Pra sipas kësaj i bie që shtesat që do të marrin pensionistët sipas vendimit të djeshëm, do jetë 30 euro më shumë përfitim, për shkak se do të jetë për gjithë vitin 2021 dhe jo vetëm për tre muaj.
Ndërsa një gjë të tillë e ka sqaruar edhe zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se shtesat e qeverisë së kaluar pensionistët fituan vetëm 90 euro për tre muaj, kurse të qeverisë aktuale janë 120 euro për gjithë vitin.
“Masa e ish-qeverise ka qene per 3 muaj (Janar, shkurt, mars) nga 30 euro = 90 euro.
Masa e qeverise aktuale eshte shtesa prej 10 eurosh per 12 muaj = 120 euro”, ka sqaruar shkurt ai.
Pra pakoja e cila u doli në ndihmë qytetarëve në qeverinë e kaluar për pensionistët pati një shtesë prej 90 euro për tre muaj, ndërsa pakoja që u miratua të mërkurën nga qeveria aktuale e Kosovës, për pensionistët do të ketë shtesë në pensione 120 euro deri në fund të vitit.