Meta: Njiheni Kosoven shtet!
Letër e Hapur Shënjtërisë së Tij, PAPA FRANCESKU VATIKAN- Romë
Fort i nderuar At’! Më falni, Ju lutem, për sa po Ju shkruaj!Së pari, dëshiroj nga zemra, që tu uroj shëndet e jetë të gjatë në krye të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, nga ku rrezaton paqe, mirësi e dashuri për të Lumin Zot e për gjithë njerëzimin.
Po u drejtohem Ju Shenjtëri, Papë i uruar e respektuar i të gjithë katolikëve të botës, sot 13 ditë para natës së Shën Antonit të Padovës, Doktor Ungjillor, thënë ndryshe në shqip,- “Nata e Shna Ndout”, përvjetori i 789 të vdekjes, me një lutje, me përuljen më të thellë para Jush, që të na e plotësoni një kërkesë të ligjshme.
Para se t’ua shkruaj kërkesën time, dëshiroj që tu prezantoj, Shenjtëri, me disa të vërteta të hidhura padrejtësie, që i janë bërë popullit shqiptar ndër shekuj.Populli shqiptar, është i vetmi popull në botë, që kurrë nuk ka ndërmarrë luftëra pushtuese ndaj asnjë populli tjetër gjatë gjithë historisë së tij.
Populli shqiptar është ndër popujt e parë në botë, që përqafoi Krishterimin, që në vitet ’60-‘80 pas Krishtit, kurse në Dardani (Kosova e sotme), që në shekullin e parë pas Krishtit, pesë shekuj pas dyndjeve serbe, me ç’rast është ngritur dhe ka funksionuar organizimi kishtar në këto troje.
Populli shqiptar, me kryetrimin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu (Atleti i Krishtit) në krye, ishte i vetmi në Evropë, që ndaloi marshimin e otomanizmit drejt qytetërimit evropian, i cili bashkë me luftëtarët e tij, në politikën e të cilit mishërohej krishterimi romak, ndaloi shkatërrimin e Romës dhe rrezikun që i kanosej me këtë rast qendrës më të madhe të Krishtërimit ,- Selinë e Shenjtë.
Ky shërbim madhorë dhe i paharrueshëm, duhet të përbëjë një falënderim dhe mirënjohje të Evropës dhe Vatikanit për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët me një intuitë të shkëlqyer dhe një fuqi të pazakontë, dhe pse një popull i vogël, iu kundërvunë me sukses njërës nga perandoritë më të mëdha të kohës, siç ishte Perandoria Otomane.Por populli shqiptar është i vetmi popull në Evropë, i cili është ndarë dhe copëtuar nga Fuqitë e Mëdha, sikur të ishte plaçkë tregu, për të plotësuar shijet dhe pasionin shovinist të fqinjëve tanë, armiqtë dhe pushtuesit shekullorë të këtij populli, siç janë Serbia dhe Greqia.
Sot populli shqiptar, me një shtrirje historike që nga Athina deri në portat e Beogradit, është shpërndarë (copëtuar) në pesë shtete, me dy shtete shqiptare, Shqipëria mëmë me 28.748 km2, dhe shtetin e Kosovës me 10.887 km2, nga 92.000 km2, që Shqipëria ishte para vitit 1912.Të gjitha ndarjet që ju bënë Shqipërisë, si tokat dhe popullsia, ishin fatkeqësi e dhimbje e madhe, por ndarja e fundit, më 29 korrik 1913, në Konferencën e Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Londër, ishte tragjike, një thyerje më dysh të vendit, popullsisë dhe kombit shqiptar.
Në këtë konferencë, e ashtuquajtur “Konferenca e Paqes”, Shqipërisë ju shkëputën 10887 km2 territore, Kosova (Dardania historike), duke ia aneksuar Serbisë.Serbia dhe serbët, historikisht e kanë masakruar popullin dardan (shqiptar). Që nga viti 1300-1320, kur Serbia u bë perandori, i masakroi shqiptarët katolik të Dardanisë, duke ju djegur, shkatërruar e tjetërsuar të gjitha kishat latine- katolike, e duke ngritur mbi themelet e tyre kishat ortodokse serbe, për të “ligjëruar” pretendimet historike, se këtu “është tokë serbe”.
Por masakrat më çnjerëzore mbi popullin kosovarë (dardan), Serbia i ka bërë gjatë shekullit të XX-ë, duke vrarë në grupe qindra burra para varreve masive të hapura para tyre e më pas, ashtu siç janë vrarë dhe masakruar me qindra a më shumë në vitet 1989-1999, siç Ju Shenjtëri e dini dhe që i keni parë dhe të pasqyruara në kronikat e këtyre ngjarjeve dhe në dokumentarët e Luftës së Kosovës në fund-shekullin e kaluar.
Të gjitha këto masakra, kishin në themelin e vet padrejtësinë e Fuqive të Mëdha dhe që Evropës, që iu bënë shqiptarëve, e cila vetëm pas 100 vjetësh, me Lutjen edhe të Nënë Terezës, drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Bill Klintonit, vuri në vend padrejtësinë e saj shekullore, duke ia shkëputur me luftë Kosovën Serbisë.Po Selia e Shenjtë, a duhet të kthejë kokën pas, e të korrigjojë atë padrejtësi të madhe, që Evropa i bëri popullit të Kosovës (Dardanisë së hershme)?
Më lejoni që të sjell në vëmendjen Tuaj edhe disa të vërteta të tjera historike:
”Ju kërkoi ndjesë, pasi gjithçka që unë do tua shkruaj më poshtë, është thjeshtë një përpjekje e sinqertë për të sjellë në kujtesën Tuaj Shenjtëri, pasi Ju , të gjitha i dini. Sado që historia u soll keq me ne shqiptarët, Papë-t dhe Selia e Shenjtë kurrë nuk hoqi dorë e as nuk i la pas dore Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Janë me dhjetëra ndihmat dhe përkujdesjet e Papë-ve të Selis së Shenjtë për Shqipërinë, që nga Papa Point-i, në vitin 1571 e deri tek Papa Klementi i XI (me gjak shqiptar) në vitin 1711.
Janë të shumta ndihmat e Papë-ve në përhapjen e kulturës shqiptare, që nga ngritja e kolegjeve, të shkollave, të botimit të librave, të gjuhës e të gramatikave shqipe.Ishte monumentale, ndihma që që dha Papa Benedikti XV-të Shqipërisë, pas pritjes që i bëri kryetarit të delegacionit shqiptar Imzot Luigj Bumçi, dhe sekretarit At Gjergj Fishta, kur i prezantuan planin e dytë të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes në Paris në tetor- dhjetor të vitit 1919, për t’i dhënë Greqisë Korçën dhe Gjirokastrën.
Në saje të ndërhyrjes së tij (Papa Benediktit të XV-të) tek ambasadori amerikan, i cili duke ia prezantuar atë (planin) Presidentit të SHBA-ve Udro Uillson, këto territore mbetën në shtetin shqiptar, siç janë dhe sot.Nuk mund të lë pa Ju sjellë në kujtesë dhe pritjen dashamirëse dhe vëllazërore, me një qasje të rëndësishme diplomatike për kohën, që Papa Gjon Pali i II-të, i bëri Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Presidenti Rugova, u pagëzua nga Papa si katolik i devotshëm, duke i treguar Evropës dhe popullit të tij, se populli kosovar ka qenë historikisht pjesë e saj dhe mbetet i tillë.Ju Shenjtëri keni në dorë dhe mbi supe punët e gjithë botës, e unë dua me ua shtua pak rëndesën, por duke ju kërkuar falje, dua të ju kërkoj një nder të ligjshëm që mund t’i bëni popullit tonë të Kosovës:
Në këtë kohë pandemie, unë një katolik i devotshëm nga zona katolike e Nikaj- Merturit, ku të parët e mijë u larguan nga viset e Dardanisë (Kosovës), kur Stefan Dushani po i digjte e persekutonte katolikët dardanë, Ju lutem dhe përulem para Jush, që të shpallni në pak kohë njohjen e Kosovës – SHTET.Duke u njohur Kosova- shtet nga Selia e Shenjtë, shpresoj se nuk do të ketë asnjë pasojë negative qoftë autoriteti i Vatikanit dhe as feja katolike, por përkundrazi, paqja do të jetë më e sigurt.
Duke u njohur nga Selia e Shenjtë Kosova- shtet, shpresoj dhe kam besimin e plotë në atë të vërtetë që Ju Shenjtëri ua thatë më 24 shtator 2014 në vizitën Tuaj në Tiranë shprehimisht:”Nënë Tereza, është bijë e madhe e këtyre trojeve, Paqe në shtëpitë tueja!”, se pas këtij akti, në Kosovë do të ketë më shumë paqe dhe mirësi.
Me respekt për Ju e mirësinë Tuaj Atë, nga një besimtar i Zotit, Pjeter META, Studiues – shkrimtar.
Tiranë, më 02 qershor 2020
Letra italisht drejtuar Vatikanit
IL VATICANO RICEVE UNA LA LETTERA DEGL STUDIOZI E SCRITTORAO PJETER META
Meta: Conoscete il Kosovo come uno stato!
Lettera aperta
A Sua Santità, PAPA FRANCESKU
VATICANO- Roma
Caro padre!
Mi scuso, per favore, mentre ti scrivo!
Prima di tutto, desidero dal profondo del mio cuore che ti auguro salute e lunga vita nella testa della Santa Sede del Vaticano, da dove i rradici della pace, gentilezza e amore per il Dio e per tutta l’umanità.
Mi rivolgo a te, Santo Padre, umile e rispettabile Papa di tutti i cattolici del mondo, oggi 13 giorni prima della notte di sant’Antonio da Padova, medico evangelico, in altre parole in albanese, “Notte di Shna Ndout”, il 789 ° anniversario della sua morte , con una preghiera, con la più profonda umiltà davanti a Te, affinché tu possa concederci una richiesta legittima.
Prima di scriverti della mia richiesta, vorrei presentarti al Santita, alcune amare verità di ingiustizia che sono state fatte al popolo albanese nel corso dei secoli.
Il popolo albanese è il solo popolo al mondo che non ha mai combattuto guerre contro nessun altro nella sua storia.
Il popolo albanese è tra i primi popoli al mondo ad abbracciare il cristianesimo dagli anni ’60 e ’80 e in Dardania (oggi Kosovo), nel I secolo d.C., cinque secoli dopo le invasioni serbe. Il caso è stato sollevato e l’organizzazione della chiesa in queste terre ha funzionato.
Il popolo albanese, guidato da Gjergj Kastrioti-Skanderbeg (Atleta di Cristo) al timone, furono gli unici in Europa a fermare la marcia dell’ottomanismo verso la civiltà europea, che insieme ai suoi combattenti, nella cui politica fu incarnata il cristianesimo romano, si fermò la distruzione di Roma e il pericolo che minacciava il più grande centro del cristianesimo, la Santa Sede.
Questo grande e indimenticabile servizio dovrebbe essere un grazie all’Europa e al Vaticano per l’Albania e gli albanesi, che con un’intuizione eccellente e un potere insolito, e perché un piccolo popolo, si è opposto con successo a uno degli imperi. più grande del tempo, come l’impero ottomano.
Ma il popolo albanese è l’unico popolo in Europa che è stato diviso e lasciato dalle Grande Potenze, come se fosse un bottino di mercato, per soddisfare i gusti sciovinisti e la passione dei nostri vicini, i nemici e gli invasori secolari di questo popolo, come la Serbia e Grecia. Oggi il popolo albanese, con un’estensione storica da Atene alle porte di Belgrado, è diviso in cinque stati, con due stati albanesi, madre Albania con 28.748 km2 e lo stato del Kosovo con 10.887 km2, da 92.000 km2, che L’Albania era prima del 1912.
Tutte le divisioni che hanno reso l’Albania, come le terre e la popolazione, sono state una grande sventura e dolore, ma l’ultima divisione, il 29 luglio 1913, alla Conferenza degli ambasciatori delle sei grandi potenze di Londra, è stata tragica, una rottura in due. il paese, la popolazione e la nazione albanese. In questa conferenza, la cosiddetta “Conferenza di pace”, 10887 km2 di territori furono separati dall’Albania, dal Kosovo (storica Dardania), annettendola alla Serbia.
La Serbia e i serbi hanno massacrato storicamente il popolo dardano (albanese). Dal 1300-1320, quando la Serbia divenne imperatore, massacrò gli albanesi cattolici della Dardania, bruciando, distruggendo e amienando tutte le chiese latino-cattoliche e costruendo chiese ortodosse serbe sulle loro basi per “legittimare” la storica afferma che si tratta di “terra serba”.
Ma i massacri più disumani del popolo kosovaro (Dardan), la Serbia hanno commesso nel corso del ventesimo secolo, uccidendo in gruppi centinaia di uomini di fronte a fosse comuni aperte prima di loro e poi, mentre centinaia e più furono uccisi e massacrati. negli anni 1989-1999, come tu, il Santita, conosci e hai visto e riflesso nelle cronache di questi eventi e nei documentari sulla guerra del Kosovo alla fine del secolo scorso.
Tutti questi massacri si basavano sull’ingiustizia delle Grandi Potenze e quell’Europa, che divenne solo albanese 100 anni dopo, con la Preghiera di Madre Teresa, indirizzata al Presidente degli Stati Uniti, Bill Clinton, pose invece della sua secolare ingiustizia, facendo la guerra al Kosovo e alla Serbia.
Che dire della Santa Sede, dovrebbe voltare le spalle e correggere la grande ingiustizia che l’Europa ha fatto al popolo del Kosovo (all’inizio della Dardania)?
Vorrei portare alla tua attenzione alcune altre verità storiche “.
Mi scuso, perché tutto ciò che ho intenzione di scriverti di seguito è solo un sincero tentativo di portare alla tua memoria la Santità, come tutti sapete. Se’bene la storia sia stata negativa per noi albanesi, il Papa e la Santa Sede non hanno mai rinunciato all’Albania o al popolo albanese.
Ci sono dozzine di aiuti e cure dei Papi della Santa Sede per l’Albania, da Papa Point, nel 1571 a Papa Clemente XI (con sangue albanese) nel 1711. L’assistenza dei papi alla diffusione della cultura albanese è numerosa, poiché l’istituzione di college, scuole, la pubblicazione di libri, la lingua e la grammatica albanese.
Fu monumentale, l’aiuto dato da Papa Benedetto XV d’Albania, dopo l’accoglienza data al capo della delegazione albanese Mons. Luigj Bumçi e al segretario padre Gjergj Fishta, quando presentarono il secondo piano delle Grandi Potenze alla Conferenza di pace di Parigi in Ottobre-dicembre 1919, per dare alla Grecia Korça e Gjirokastra. Grazie al suo intervento (Papa Benedetto XV) all’ambasciatore americano, che presentandolo (il piano) al presidente degli Stati Uniti Udro Wilson, questi territori rimasero nello stato albanese, come lo sono oggi.
Non posso andarmene senza ricordarti dell’accoglienza gentile e fraterna, con un importante approccio diplomatico al tempo che Papa Giovanni Paolo II fece al presidente del Kosovo, Ibrahim Rugova. Il presidente Rugova è stato battezzato dal papa come un cattolico devoto, dicendo all’Europa e al suo popolo che il popolo kosovaro ne ha fatto parte storicamente e lo rimane.
Tu, Santita, hai gli affari di tutto il mondo nelle tue mani e sulle tue spalle, e voglio aggiungere un po ‘di peso a loro, ma scusandemi con te, voglio chiederti un legittimo onore che puoi fare al nostro popolo del Kosovo:
In questo periodo di pandemia, io, un devoto cattolico dell’area cattolica Nikaj-Mertur, dove i primi mille lasciarono la Dardania (Kosovo), quando Stefan Dushani stava bruciando e perseguitando i cattolici della Dardania, per favore, inchinati davanti a te. , per annunciare in breve tempo il riconoscimento del Kosovo – STATO.
Riconoscendo il Kosovo come uno stato dalla Santa Sede, spero che non ci saranno conseguenze negative né per l’autorità vaticana né per la religione cattolica, ma al contrario, la pace sarà più sicura.
Essere riconosciuto dalla Santa Sede, lo Stato del Kosovo, spero e abbia piena fiducia nella verità che voi santi vi avete detto il 24 settembre 2014 durante la vostra visita a Tirana esplicitamente: “Madre Teresa, è la figlia maggiore di queste terre, Pace nelle tue case! ”, che dopo questo atto, ci sarà più pace e bontà in Kosovo.
Rispetto a te e alla tua gentilezza verso di lui,
da un credente in Dio,
Pjeter META,
Ricercatore – scrittore.
Tirana, il 2 giugno 2020