Stuhia “Filomena” mbërrin në Ballkan

E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që e premtja dhe fundjava, i gjithë Ballkani të jetë e ngrirë

Prej disa ditësh Spanja u përballë me stuhinë ‘Filomena’ e cila nga ekspertët është konsideruar si stuhia më e fortë në 50 vitet e fundit. Temperatura ekstremitsht të ulëta dhe reshje të dendura bore, ku arriti në Madrid si rrallëherë deri në 20 cm trashësia e borës. Më në jug stuhia bëri që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre. Në të gjithë Spanjën pati të paktën 7 të vdekur.
Sipas BBC-së stuhia që ka goditur Spanjën sipas parashikimeve dhe burimeve do të drejtohet për në Ballkan, me reshje të shumta shiu dhe dëbore, ku në “fokus” do të jetë  Shqipëria dhe Greqia por vende të tjera në rajon.

Stuhia parashikohet që të vijë që sot (e enjte) rreth vendeve të Ballkanit , në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët.

E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që e premtja dhe fundjava, i gjithë Ballkani të jetë e ngrirë

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.