Takimi i dy qeverive, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje

Kosova dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të takimit të dy qeverive sot në Shkup kanë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet kanë të bëjnë me sfera të ndryshme bashkëpunimi. Kurti ka thanë se mbledhja e sotme është etapë e re e intensifikimit të bashkëpunimit. Kurse Zaev e ka quajtur Kosovën partner të rëndësishëm.

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar 11 marrëveshje bilaterale në takimin e sotëm të përbashkët në Shkup.

Njëra ndër to do të jetë edhe studim i fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë dhe rregullimi kufitar të komunikacionit hekurudhor.

Të dyja vendet nënshkruan këto marrëveshje: Marrëveshjen për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë. Marrëveshjet për bashkëpunim në sferën e diasporës. Rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor.

Bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka konfirmuar se janë nënshkruar 11 marrëveshje në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës.

Ai në konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, e ka quajtur Kosovën partner të rëndësishëm.

“Për Maqedoninë e Veriut, Kosova është një nga partnerët më të mirë. Shkëmbimet tregtare presim që këtë vit të kalojnë mbi 400 milionë mes dy vendeve tona. Ne i japim mbështetje dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Mbështesim një marrëveshje për normalizim që kontribuon në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i ndajë me Kosovë përvojat e veta”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se vendi i tij përkrah dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja si dhe mbështetet të drejtën e kosovarëve për liberalizim vizash.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se mbledhja e sotme është moment historik në bashkëpunimin mes dyja vendeve.

Ai ka thënë se kjo mbledhje u mbajt për ta intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat në Spitalin e Tetovës dhe atyre që kanë vdekur nga COVID-19.

“Mbajtëm mbledhjen e përbashkët që është shprehje e vullnetit për të shënuar etapë të re të bashkëpunimit. Bashkërendimi dhe politika dhe puna në projekte të përbashkëta konsiderojmë që përmirëson jetën e qytetarit është obligim i yni. Sot nënshkruam 11 marrëveshje në fusha të ndryshme. Para mbledhjes së dy qeverive me kryeministrin Zaev mbajtëm një takim bilateral. Si vende me synime të përbashkëta e kuptojmë që luftimi i krimit dhe korrupsionit është i rëndësishëm për ecjen tonë. Qeveria jonë e re është ngritur dhe qëndron e fort në rrugën për drejtësi”, ka thënë ai.

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të dy vendeve, e cila, siç kanë thënë nga qeveria në Shkup “konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushate e interesit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave për bashkëpunimi më intensiv në rajon.

Delegacioni i qeverisë së Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti në Shkup u prit me nderime të larta shtetërore./ Monitor.al

Leave a Comment

Your email address will not be published.