Pas një orë diskutimesh ka përfunduar takimi mes liderit të LVV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.
Nga ky takim nuk është arritur marrëveshje për qeverisje.
“Takimi mes dy lidereve tanimë ka përfunduar. Liderët janë pajtuar që t’i intensifikojne takimet në ditët në vijim deri në marrëveshje”, ka deklaruar zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.
Ndërkohë pjesëmarrësit e takimit nuk janë deklaruar fare rreth asaj çka u diskutua sot.