Tarifa për hyrje në qendër të Prishtinës parashihet minimumi 10 Euro

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka dhënë detaje lidhur me implementimin e projektit për parkingjet në periferi të kësaj komune. Pacolli deklaroi se ky projekt do duhej të ishte zgjidhja për mbingarkesën dhe rrezikun që iu shkaktohej qytetarëve të Prishtinës, nga veturat dhe ndotja e ajrit nga to, njofton Klan Kosova

”Ditët e fundit është bërë një lajm sensacional, që Prishtina është kryeqendër dhe duhet të ketë specifikat e veta për brendësinë e saj”.

”Janarin dhe shkurtin e kemi pikën më kruciale ku ballafaqohemi si problem me ndotjen e ambientit, ajrit në këtë rast. Një gjë e tillë do të parandalonte, ndotjen e ambientit nga makinat”.

”Njëra prej masave, është ndërtimi i parkingjeve në hyrje të qytetit. Nga secila hyrje në qytet do të ketë vendparkingje dhe do të ketë trafik urban”.

”Kjo e shkarkon qasjen e shumtë të makinave Brenda zonës së tërë qytetit. Ne nuk do ta ndalojmë asnjë qytetarë të hyjnë në brendi, por do t’i qasen pagesës. Nuk kemi nevojë të shtojmë numrin e autobusëve”.

”Në secilën dalje, e hyrje të Prishtinës, kemi trafik urban, të cilët ata i marrin udhëtarët dhe i sjellin në brendi. Secili qytetar që vie nga periferia dhe futet në brendi, atëherë ka qasje në zonën urbane të trafikut urban”.

”Jemi duke ndërtuar parkingun nëntokësor, që aktualisht do t’i ketë 750 parkingje. Nga aty është e qasshme secila pikë për tre apo katër minuta në këmbë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.